Flash News

KRYESORE

Belind Këlliçi, Nevila Xhindi, Ina Zhupa, Tomor Alizoti… Si mbetën jashtë listës fytyrat e reja të PD dhe premtimi që nuk mbajti Basha

Lulzim Basha do u premtonte të rinjve se në listën për zgjedhjet e 2017-ës do të përfaqësoheshin si kurrë më parë në historinë e PD. Por me publikimin e listës u provua se Basha nuk i qëndroi korrekt premtimit të tij.

Kreu i PD-së nuk vendosur në pozicionet fituese të listës as kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Madje, nga lista e publikuar deri më tani, e cila nuk është ende e plotë, emri i Belind Këlliçit nuk figuron fare, ndonëse zgjedhjet brenda këtij forumi dy vite më parë Basha i promovoi vetë dhe i konsideroi të rëndësishme për të ardhmen e partisë.

Nevila Xhindi është një tjetër emër që i mungon listës. Hyri në PD si zv/kryetare bashkisë së Tiranës kur institucioni drejtohej nga Basha dhe më pas u emërua në krye të Sekretariatit të Shoqërisë Civile.

Ina Zhupa arriti që në pak kohë të ngjiste shkallët e karrierës brenda PD. Zhupa është zëdhënëse e partisë dhe gjatë protestës në çadër ka qenë ndër figurat më aktive, madje organizonte çdo ditë takime dhe diskutime me qytetarët. As emri i saj nuk është pjesë e listës.

Njohës shumë i mirë i politikës së jashtme, Tomor Alizoti ka dominuar në studiot televizive sa herë është folur për marrëdhëniet e PD-së me kancelaritë e huaja dhe sjelljen e Shqipërisë nën drejtimin e Edi Ramës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Alizoti drejton Departamentin e të Përndjekurve Politikë, grup shumë i rëndësishëm për demokratët, por këto nuk kanë mjaftuar që ai të jetë kandidat për deputet.

Një tjetër figurë që tërhoqi vëmendje por që nuk është bërë pjesë e listës nga Basha është edhe Besart Kadia, ekspert i ekonomisë. Ai drejton Sekretariatin për Sipërmarrjen e Lirë dhe është Koordinator i PD-së.

Basha nuk ka kandiduar asnjë nga koordinatorët e partisë dhe pjesën më të madhe të drejtuesve të sekretariatëve dhe departamenteve.

Emra të tjerë mjaft aktiv në terren dhe media gjatë këtyre katër viteve, por që nuk u përzgjodhën nga Basha janë: Dritan Shano; Enno Bozdo, Ivi Kaso, Julian Deda, Endira Bushati, Jamarbër Malltezi dhe Kreshnik Çollaku.

Dy profesorë për qytetet e kulturës shqiptare, emrat e rinj të aktivistëve, biznesmenëve dhe gazetarëve në listën e PD

Topalli, Bregu, Bode, Imami, Patozi + 20 të tjerë; emrat e deputetëve demokratë të përjashtuar nga Basha

Të fundit