Flash News

KRYESORE

Besiana Kadare viziton për herë të parë shtëpinë ku u rrit gjatë komunizmit

Besiana Kadare viziton për herë të parë shtëpinë
Vajza e Ismail Kadaresë, Besiana Kadare - e cila mbart postin e nënkryetares së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara - ka vizituar sot vendin ku është rritur gjatë komunizmit, shtëpi e cila tashmë është kthyer muze. Bashkë me të ka qenë dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim. Përmes një postimi në Twitter, Besiana Kadare shkruan se është e lumtur që ka ndarë këtë eksperiencë - vizita e parë në shtëpinë e kthyer muze - bashkë me ambasadoren Yuri Kim. Postimi i plotë: Një udhëtim interesant në shiritin e kujtesës teksa vizitoja për herë të parë apartamentin në të cilin u rrita gjatë komunizmit në Shqipëri, tani i kthyer në muze. E gëzuar të ndaja këtë eksperiencë me miken dhe kolegen time ambasadoren Yuri Kim dhe t`i rrëfeja asaj këtë pjese të së kaluarës sonë.

Të fundit