Flash News

KRYESORE

Betimi i gjyqtarëve, maxhoranca tregon pse parlamenti miratoi ligjin që i hoqi kompetencat Presidentit

Betimi i gjyqtarëve, maxhoranca tregon pse parlamenti miratoi ligjin

Ulsi Manja, Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës ka reaguar pasi sot Presidenti Meta doli para medias për të publikuar fakte të reja ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani që sipas tij ka kryer shkelje të rëndë kushtetuese sa i takon emërimeve të vakancave për Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Manjës, këto akuza nuk kanë bazë për aq kohë sa Ardian Dvorani, duhet të qëndrojë në detyrë në krye të KED, deri në fund të vitit, kohë kur si rregull,  duhet të jenë plotësuar të gjitha vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese.

“Është shortuar për të qenë në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe do të vazhdojë të kryejë funksionet në këtë post deri në përfundim të mandatit”, u shpreh Ulsi Manja për televizionin A2.

I pyetur nga A2 nëse mazhoranca tentoi një grusht sheti, kur i hoqi presidentit ekskluzivitetin e betimit të anëtarëve të gjykatës kushtetuese, ashtu si presidenti pretendon, Manja u shpreh:

Ju e besoni këtë? Jemi republikë parlamentare dhe për këtë arsye parlamenti ndërhyri për të zhbllokuar këtë situatë konfliktuale mes institucioneve”, tha Manja.

Betimi i gjyqtarëve, Meta paralajmëron Kuvendin: Do shkoj vetë në Venecia, do paraqes fakte më të rënda

Të fundit