Flash News

KRYESORE

Dy viktima dhe 96 të infektuar me covid-19 në Shqipëri, shtrime rekord në Infektiv; Eksperti: Një valë e dytë plotësisht e mundur

Dy viktima dhe 96 të infektuar me covid-19 në Shqipëri, shtrime

Dy viktima dhe  96 persona kanë rezultuar me covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, në spitalin Infektiv vijon të ketë shtrime të reja, duke e çuar numrin total në 90 të personave të infektuar që kërkojnë trajtim spitalor.

"Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetare: Një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga

Elbasani, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 96 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës", tha Dr. Rovena Daja nga  Instituti i Shëndetit Publik.

Vala e dytë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka paralajmëruar sot përmes ekspertit të Shëndetit Publik, Alban Ylli se një valë e dytë e pandemisë covid-19 është plotësisht e mundur.

Përmes një video-mesazhi, i shpërndarë nga ministrja në rrjetet sociale, epidemiologu thotë po ashtu se izolimi për herë të dytë është shumë e vështirë për t’u zbatuar, sidomos për një periudhë të gjatë kohore.

Të fundit