Flash News

KRYESORE

“Bild”/ Ahmetaj mbron Ramën me raportin e OSBE, por ngatërron zgjedhjet

“Bild”/ Ahmetaj mbron Ramën me raportin e OSBE, por

Ish- ministri i Financave Arben Ahmetaj thotë përgjimet e “Bild” treguan se kryeministri Edi Rama flet me një koordinator të fushatës, i cili pas orarit zyrtar mund të punojë e të jetë simpatizant i cilësdo forcë.

Në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, Ahmetaj deklaroi se zgjedhjet e 2017 janë zgjedhjet më të pranuar në Shqipëri, duke harruar se përgjimet i referoheshin atyre të vitit 11 shtator 2016-të.

“Zgjedhjet e 2017 janë pranuar nga të gjithë nga lojtarët dhe arbitri. Zgjedhjet e 2017 janë zgjedhjet më të pranuara në Shqipëri. Si mund të gjykojmë për një fenomen të lokalizuar rezultatin e zgjedhjeve?! OSBE-ODIHR e ka thënë fare thjeshtë që nuk kanë cenuar rezultatet. Me një akuzë të PD janë vënë në përgjim 50 veta. Si mund të thuash që prokuroria është e imja. Kryeministri foli me një koordinator elektoral dhe i tha objektivi. Bild është gazetë në punë të vetë. Kryeministri po merr një koordinator elektoral i cili është me ligj me kod që mund të punojë pas orës 17:00 e të jetë simpatizant. Sa herë më ka pyetur kryeministri mua ‘hë mo si duket’”, deklaroi Ahmetaj.

Të fundit