Flash News

KRYESORE

Çfarë deklaroi OSBE për zgjedhjet në Dibër

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri nuk e ka evidentuar fenomenin e shit-blerjes së votave në zgjedhjet vendore të 11 shtatorit 2016 në Dibër. Robert Wilton, kreu në detyrë në atë kohë, ne raportin përfundimtar, i ka kushtuar më shumë rendësi çështjeve teknike, si: “zëvendësimi i mbi 98 për qind të komisionerëve të qendrave të votimit, një ditë përpara zgjedhjeve” apo “nisja e një reforme zgjedhore tërësore”.

Partia Demokratike, gjithashtu ka qene mjaft aktive ne ate periudhe me denoncimet e saj. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Edi Paloka kallëzoi 12 zyrtarë të lartë të PS, përfshirë edhe Arben Keshin, për shantazhe dhe kanosje të qytetarëve, të cilat u lanë në harresë nga organi i akuzes dhe nuk u morën në konsideratë nga faktori ndërkombëtar.

Tabulatet telefonike të publikuara nga Bild tregojnë se në fenomenin e shit-blerjes së votave ishin të përfshirë direkt ose indirekt zyrtarë të lartë të mazhorancës duke filluar nga kryeministri Edi Rama deri te zyrtarët e thjeshte.

Robert Wilton eshte zyrtari, qe  ka deklaruar ne shkurt te vitit 2019 se ne Shqiperi shiten dhe blihen votat, por se fenomeni nuk ndikon ne rezultat.

"Ka patur probleme me shitblerjen e votës? Po. A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve? Jo. A është vetëm një subjekt me këto probleme? Jo. Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë. Ndoshta për dikë 50 lek janë mjaftueshëm, por nuk i blen vetëm një subjekt. Gjatë protestës së të shtunës opozita ishte vetë përgjegjëse. Unë kritikoj përgjegjësit", theksoi ai ne Shkoder.

Qëndrimi i plotë i OSBE:

Kryetari në Detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, bëri sot, pas përfundimit të afatit për ankime, deklaratën e mëposhtme lidhur me zgjedhjet e 11 shtatorit 2016 për kryetarin e bashkisë së Dibrës:

Prezenca e OSBE-së i ndoqi zgjedhjet në Dibër nga afër dhe me shumë interes. Ne jemi njohur me rezultatin, si dhe me raportimet e ndryshme për procesin zgjedhor, përfshirë ato të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë.

Ne ndajmë fuqimisht të njëjtin shqetësim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me zëvendësimin e mbi 98 për qind të komisionerëve të qendrave të votimit, një ditë përpara zgjedhjeve. Prezenca vijon të sugjerojë që partitë politike të Shqipërisë duhet ta marrin më seriozisht menaxhimin profesional të zgjedhjeve, në mënyrë që sistemi të jetë i besueshëm.

Procesi zgjedhor në Dibër është një tjetër tregues i nevojës për një reformë zgjedhore tërësore, e cila do të siguronte, veç të tjerave, depolitizimin e organeve të administrimit të zgjedhjeve, si dhe barazinë gjinore në përfaqësimin politik dhe në komisionet zgjedhore.

Ne i nxitim autoritetet dhe partitë politike shqiptare të nisin pa humbur kohë këtë proces shumë të rëndësishëm dhe ta përfundojnë atë në kohë për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Mbështetur në bisedat me palët, Prezenca është përgatitur tashmë të ofrojë mbështetje teknike dhe ekspertizë për reformën zgjedhore, sapo Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore të fillojë punën”.

Të fundit