
Flash News
Pas ‘Tires’/ Skandal edhe në Infektiv, pacienti me Covid vdes dhe grabitet brenda spitalit, i marrin paratë nga portofoli e bankomati
Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e Kadri Veselit: Rrezikon burgim të përjetshëm
Kritikat ndaj BE, Varhelyi: Mekanizëm për furnizimin me vaksina më shpejt vendet e Ballkanit Perëndimor
Shpreh mbështetjen e SHBA-së që reforma në drejtësi të japë rezultatet e pritura, ambasadorja Yuri Kim takon Vitore Tushën
Zgjedhjet, ODIHR vjen në Shqipëri për të vlerësuar masat paraprake
“Bir komunisti; ballist; pula; neofashist”, diskutimet që zhvillohen pas 30 vitesh në Parlamentin e popullit më të varfër të Evropës

30 vite pas rrëzimit të sistemit komunist dhe 74 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në Parlamentin e Shqipërisë, “kokat dhe elitat e shqiptarëve” janë përfshirë në diskutime të zjarrta sa i përket rolit të partizanëve dhe ballistëve në atë luftë.
“Shiko si qesh Majko, e ka për nder Majko që ka qenë i biri i një komunisti”, iu drejtua Adriatik Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar, ministrit për Diasporën, Pandeli Majko.
Diskutimet u nxehën për shkak të raportit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, të lexuar nga kryetari Agron Tufa.
Deputeti i PS, Spartak Braho u tregua edhe më i ashpër në deklarata duke përdorur terma si “neofashist”, “hileqarë ballistë”, etj. Me gjuhë po të ashpër replikoi Alimadhi, duke konsideruar kolegun e tij “budalla që nuk di asgjë për historinë.”
Diskutimet u pasuan me pasardhës të të persekutuarve dhe të dënuarve të regjimit të komunist, të cilët ankohen, me të drejtë por pa efekt, në foltoren e Parlamentit për pasuritë e sekuestruara dekada më parë.
30 vite pasi shqiptarët menduan se u ndanë me regjimin më kriminal në botë, diskutimet e sotme në Parlament tregojnë se vendi ka mbetur në vend-numëro. Ndërkohë që kolegët e tyre në Evropë diskutojnë për tema si inteligjenca artificiale, ndryshimet klimaterike, siguria kibernetike, nevojën për uljen e pabarazisë dhe rritjen e mirëqenies për qytetarët e tyre të pasur, deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, popullit më të varfër në Evropë, vijojnë të tregojnë se sa artificiale është inteligjenca e tyre me të cilën kërkojnë të çojnë përpara popullin që ka nivelin më të ulët të mirëqenies, ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë në kontinent.
Ditari politik









Të fundit







Kur bëhen bashkë fotografi Rankin dhe muzikantja Stefflon Don
19 Janar 2021, 20:00
Makina përplas motoçikletën tek kryqëzimi i Mamurrasit, humb jetën një person
19 Janar 2021, 19:53

Kryemadhi: Me Ilir kemi pas shkruar letra dashurie, tani çdo gjë me mesazh
19 Janar 2021, 19:35
Pse disa gra kanë vapë edhe gjatë dimrit
19 Janar 2021, 19:11


Policia spanjolle sekuestron më shumë se 2 ton kokainë të fshehur në qymyr
19 Janar 2021, 18:21



Topalli tregon ku do të garojë në 25 prill: Kam vendosur vetëm për dy qarqe
19 Janar 2021, 17:20
Covid-19 në Shqipëri, gjashtë viktima dhe 586 raste të reja në 24 orë
19 Janar 2021, 17:09
Besart Kadia bën bilancin e 2020-ës: U hapën 203 biznese më shumë se në 2019-ën
19 Janar 2021, 16:38
Pas 9 vitesh ribashkohen në ekran Mila Kunis dhe Ashton Kutcher
19 Janar 2021, 16:31

A është e zhgënjyer Çiljeta nga PD-ja? Këngëtarja hedh poshtë akuzat
19 Janar 2021, 15:37