All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Blendi Salaj replikon me Endri Fugën: Vizita e Spiropalit identifikoi familjen e vajzës në Kavajë

Blendi Salaj replikon me Endri Fugën: Vizita e Spiropalit identifikoi
All - Paragraf - 1

Gazetari Blendi Salaj ka replikuar me Endri Fugën, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, pas sulmit që ky i fundit bëri ndaj gazetarëve dhe mediave që kritikuan videon e Elisa Spiropalit në familjen e vajzës së abuzuar seksualisht në Kavajë.

All - Paragraf - 3

Fuga pretendoi se familja e vajzës doli publikisht për shkak të politikanëve dhe mediave, por Salaj thekson se pavarësisht supozimit, nuk ndryshon fakti që ishte vizita e ministres për Parlamentin, Spiropali, që praktikisht identifikoi viktimën.

“Mund të jetë, por kjo nuk ndryshon faktin që vizita praktikisht identifikoi viktimën. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur, pavarësisht dëshirës së supozuar të familjes për tu shfaqur në ERTV”, shkruan Salaj.

Shumë gazetarë dhe aktivistë kanë kritikuar videon e publikuar në 'ERTV', si një veprim të paprecedentë dhe që cënon vajzën e dhunuar.

“Furtunë” reagimesh nga gazetarë dhe aktivistë kundër videos së Spiropalit në Kavajë. Rama dhe Fuga mbrohen duke sulmuar mediat

Abuzimi i Spiropalit; a do reagojë Grupi i Grave Deputete të Partisë Socialiste?

Të fundit