Flash News

KRYESORE

Bojë në fytyrën e Ramës, Berisha debaton me gazetarët: Ngatërron gjë stilografin me shiringën ti më duket

Bojë në fytyrën e Ramës, Berisha debaton me gazetarët:

Ish-kryeministri Sali Berisha është prononcuar para gazetarëve, pasi deputeti i PD Edi Paloka i hodhi bojë në fytyrë kryeministrit Edi Rama.

“Kryetari i pseudo-mazhorancës fyeu kryetarin e opozitës, a e dëgjuat cfarë i tha? A mund të fyhet si me qenë rrugaç?

Është sharës i lindur. Ai shprehu mendimin e opozitës, nuk i bëri asnjë fyerje personale. Duhet të marrin fund ofendimet dhe sharjet|, tha Berisha ndërsa u pyet se si e komenton veprimin e Palokës.

“Ku e din ti, a mori bojë apo ishte stilografi? Më thuaj tani se ju po bëni edhe detektivin”, iu drejtua një gazetareje Berisha, ndërsa një reporter tjetër e pyet nëse Paloka i hodhi bojë me shiringë.

“Ai mund të kishte një stilograf me vete. Mos ngatërron gjë stilografin me shiringën ti më duket”, tha Berisha, duke shtuar se “nuk ka gjë më të rëndë që kryetari i qeverisë çdo dalje shan opozitën, vetëm në Venezuelë ndodh kjo. Këta janë gangsterë”.

Të fundit