Flash News

Bota

Sulm me armë në një universitet në Pragë, disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Sulm me armë në një universitet në Pragë, disa të

Policia çeke thotë se disa persona janë vrarë dhe "dhjetëra" të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë një universiteti në qendër të Pragës.

Policia tha se personi i armatosur ishte "eliminuar" dhe se ndërtesa ishte duke u evakuuar.

Sipas BBC incidenti ka ndodhur në Universitetin Charles, që ndodhet në sheshin Jan Palach.

Targ Patience, një britaniko-australian i cili po qëndronte në një apartament afër vendit të ngjarjes, i tha BBC-së se kishte dëgjuar "shumë të shtëna armësh".

"Unë pashë nga ballkoni im dhe pashë policinë që mbërriti. Disa oficerë e kishin të vështirë të ndalonin njerëzit që po shkonin drejt vendit të ngjarjes," tha ai.

Pamjet e verifikuara nga vendi i ngjarjes dukeshin se tregonin njerëz të kapur në murin e jashtëm të ndërtesës së universitetit, disa kate më lart.

Kryeministri Petr Fiala tha se kishte anuluar angazhimet e planifikuara pas"ngjarjeve tragjike".

Një email drejtuar stafit në fakultetin e filozofisë të Universitetit Charles, i parë nga Reuters, paralajmëroi stafin për të shtënat.

Shkruhej: “Qëndroni, mos shkoni askund, nëse jeni në zyra, mbyllini ato dhe vendosni mobilet para derës, fikni dritat”.

Autoritetet thanë se i gjithë sheshi dhe disa rrugë përreth universitetit ishin të mbyllura.

Universiteti Charles ndodhet në qytetin e vjetër të Pragës, rreth 500 metra nga Ura historike e Karlit, një magnet turistik.

 

Të fundit