Flash News

Bota

22 vite nga sulmet e 11 shtatorit

22 vite nga sulmet e 11 shtatorit

Në vitin 2000, sulmuesit kishin hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Nëntëmbëdhjetë veta rrëmbyen avionët. Secili prej grupeve përfshinte një person të trajnuar për pilot. Trajnimet ishin bërë në shkollat e fluturimit në SHBA.

Zyrtarët amerikanë të sigurisë e dinin se grupi po synonte vendin, por nuk e dinin se ku dhe kur.

Sulmet shkaktuan zemërim ndërkombëtar dhe Bush shpalli “luftë kundër terrorizmit”.

Në tetor të vitit 2001, Amerika udhëhoqi pushtimin e Afganistanit, të cilit iu bashkëngjitën edhe vende të tjera.

Atëkohë, Afganistani qeverisej nga talibanët, të cilët kishin aleancë me Al Kaidën.

Misioni i SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera në Afganistan ishte ta shkatërronin Al Kaidën, ta kapnin bin Ladenin dhe t’i largonin talibanët nga pushteti.

Amerika dhe aleatët e saj larguan shpejt Qeverinë talibane nga pushteti, por iu deshën dhjetë vjet ta gjenin dhe ta vrisnin Osama bin Ladenin./ REL

Të fundit