Flash News

Bota

44 viktima dhe dhjetëra të plagosur, ngjarja e rëndë në Izrael teksa njerëzit tentonin të iknin nga festa fetare

44 viktima dhe dhjetëra të plagosur, ngjarja e rëndë në

Të paktën 44 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në jë festival fetar të mbushur me njerëz në veri-lindje të Izraelit.

Burimet policore të Izraelit kanë thënë për gazetës Haaretz se gjithçka filloi pasi disa të pranishëm rrëshqitën nëpër shkallë, gjë që bëri që të bien dhjetëra të tjerë njëri mbi tjetrin. Fillimisht raportimet sugjeruan se një strukturë në vend ishte shembur, por zyrtarët e urgjencës më vonë thanë se një shtypje njerëzish kishte ndodhur rreth orës 01:00 me orën lokale.

44 viktima dhe dhjetëra të plagosur, ngjarja e rëndë në

"Kjo ndodhi brenda sekondës; njerëzit ranë duke shtypur njëri-tjetrin. Ishte një katastrofë," i tha një dëshmitar gazetës.

"Askush nuk e imagjinonte që kjo mund të ndodhte këtu," i tha një pelegrin Channel 12 TV. "Gëzimi u bë zi, një dritë e madhe u bë një errësirë e thellë".

Dëshmitarët e kanë përshkruar panikun në momentin që filloi shtypja.

44 viktima dhe dhjetëra të plagosur, ngjarja e rëndë në

"Ishte e mbushur me njerëz dhe atje... nuk kishte vend për të lëvizur", tha një i pranishëm për BBC. "Njerëzit filluan të bien në tokë".

"Papritmas ne pamë ndihmësmjekët ... duke vrapuar," tha një tjetër pjesëmarrës, Shlomo Katz. "Njëri pas tjetrit filluan të dilnin ... Pastaj e kuptuam se diçka po ndodhte".

44 viktima dhe dhjetëra të plagosur, ngjarja e rëndë në

"Mbi 1.000 njerëz së bashku u përpoqën të shkonin në një vend shumë, shumë të vogël, me rrugë shumë të ngushtë dhe ata thjesht ranë njëri mbi tjetrin," tha Yanki Farber, një reporter në faqen Ortodokse Hebreje Behadrei Haredim.

Të fundit