Flash News

Bota

Anija u përfshi nga flakët pranë brigjeve të Korfuzit, 10 persona rezultojnë të zhdukur

Anija u përfshi nga flakët pranë brigjeve të Korfuzit, 10

Detaje të reja kanë dalë nga incidenti i mëngjesit të sotëm, ku një anije e nisur nga Igumenica drejt Italisë, u përfshi nga flakët në afërsi të brigjeve të Korfuzit.

BBC raporton se 10 persona rezultojnë të zhdukur. Në bord ishin afro 290 persona.

Zyrtarët në Korfuz ende nuk kanë dhënë shifra zyrtare, pasi po zhvillohet një operacion shpëtimi për dy persona që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar.

Pasagjerët u evakuuan në varkat e shpëtimit, ndërsa një prej tyre është dërguar në spital për shkak të problemeve që ka patur me frymëmarrjen nga tymi.

 

Të fundit