Flash News

Kosova

AP: Afganët ngecin në Ballkan, rritet zhgënimi i refugjatëve të strehuar në Kosovë

AP: Afganët ngecin në Ballkan, rritet zhgënimi i refugjatëve

Për shumë afganë, të cilët u evakuuan pasi vendi i tyre ra në duart e talebanëve verën e kaluar, udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara ka ngecur, ndërsa ata kanë përfunduar në çadra ose banesa të përkohshme në një bazë amerikane në Ballkan.

AP sjellë rastin e të strehuarve në Kosovë, të cilët u kthyen mbrapsht, pasi nuk plotësonin kushtet e sigurisë, ndërsa shton se Shtetet e Bashkuara nuk do t'i detyrojnë dhjetëra atje të kthehen në Afganistan, ku mund të përballen me hakmarrje.

Zhgënjimi i tyre po rritet. Disa afganë në bazën, e cila është mbuluar me “dyshime”, ndërmorën hapin e pazakontë këtë javë duke organizuar një protestë, duke mbajtur pankarta me mesazhe të tilla si "ne duam drejtësi".

Administrata e Biden nuk do të japë detaje, por pranon se disa nga të evakuuarit nuk ia dolën përmes asaj që e quan "një proces shqyrtimi dhe verifikimi me shumë shtresa, rigoroz" dhe nuk do të lejohen të hyjnë në SHBA.

Një situatë e ngjashme po ndodh edhe në Shqipëri. Shumë afganë po përballen me dëbimin.

 

Të fundit