Flash News

Bota

Arrestohet ish-menaxheri i fondeve të Soros, për çfarë akuzohet

Arrestohet ish-menaxheri i fondeve të Soros, për çfarë

Ish-menaxheri i fondeve të organizatave të Georg Soros, Howard Rubin në pension u arrestua të premten me akuza për trafikim seksual për dyshimin e trafikimit të dhjetëra grave, përfshirë ish-modele të Playboy, për t'u sulmuar seksualisht dhe fizikisht gjatë takimeve në apartamentin e tij në Central Park në një dhomë të izoluar nga zhurma, të përshkruar në dokumentet e gjykatës si "Burgu".

Autoritetet njoftuan arrestimin e Rubin dhe ish-asistentes së tij personale, Jennifer Powers pas urdhrit nga gjykata federale e Bruklinit.

Rubin u arrestua të premten në shtëpinë e tij me qira në Fairfield, Connecticut, ndërsa Powers u arrestua në shtëpinë e saj në Southlake, Teksas, thanë autoritetet. Rubin pritej të nxirrej në gjyq më vonë të premten.

Gjatë një karriere prej tre dekadash, Rubin punoi në firma të ndryshme financiare, duke përfshirë Merrill Lynch, Bear Stearns dhe Soros Fund Management.

Prokurorët thanë se Rubin dhe Powers abuzuan me gratë midis viteve 2009 dhe 2019 pasi i rekrutuan ato për të fluturuar në New York për t'u angazhuar në akte seksuale me Rubin në këmbim të parave.

Të fundit