Flash News

Bota

Arrestohet Princi i Jordanisë, kritikoi Mbretin publikisht për korrupsion dhe paaftësi

Arrestohet Princi i Jordanisë, kritikoi Mbretin publikisht për

Ish-Princi i Kurorës së Jordanisë, Hamzah bin Hussein, është arrestuar për shkak të kritikave që ka bërë kundrejt vëllait të tij, Mbretit Abdullah, për korrupsion dhe paaftësi për të drejtuar. 

Arrestohet Princi i Jordanisë, kritikoi Mbretin publikisht për

Akuzat vijnë pas arrestimit të zyrtarëve të lartë në vend, të cilët, sipas Princit, po organizonin një grusht shteti. Ushtria jordaneze fillimisht e mohoi lajmin e publikuar për arrestimin e Princit, por më vonë njoftoi se arrestimi u urdhërua për të ndaluar veprimet e tij, që mund të cenojnë sigurinë dhe stabilitetin e Jordanisë.

Arrestohet Princi i Jordanisë, kritikoi Mbretin publikisht për

Princi Hamza Bin Hussein u arrestua fill pasi takoi liderët e arrestuar, mes të cilëve, sipas mediave vendase, ai ka gjetur mbështetje. Por, nga arresti shtëpiak, Princi mohoi çdo akuzë për komplot të rrëzimit të Mbretit përmes një grushti shteti, duke akuzuar vëllain e tij se po shtyp lirinë e fjalës dhe shprehjes, duke arrestuar e kërcënuar këdo që tenton të flasë për dështimet e tij.

Të fundit