Flash News

Bota

Autori i masakrës së Pragës u vetëvra, nëna e tij lajmëroi policinë për planin

Autori i masakrës së Pragës u vetëvra, nëna e tij

David Kozak, i cili kreu masakrën me armë të enjten në Universitetin ‘Karl’ të Pragës dyshohet se është autor edhe i një tjetër krimi të rëndë. Hetuesit dyshojnë se 24-vjeçari është autor i vrasjes së një 32-vjeçari dhe vajzës së tij vetëm 2-muajshe, në një pyll në Pragë një javë më parë.

Drejtuesit e policisë çeke, në një konferencë për shtyp paraditen e kësaj të premteje bënë të ditur se Kozak u vetëvra në Universitetin e Pragës, vendin ku vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë pasditen e të enjtes. Ai qëlloi ndaj vetes me automatikun me të cilin kreu masakrën sapo pa që u rrethua nga forcat speciale në tarracën e universitetit.

Mediat çeke bëjnë të ditur se ishte e ëma e autorit që njoftoi policinë se i biri ishte nisur për të kryer një sulm me armë në Universitet, të enjten menjëherë pasi vrau të atin në shtëpinë e tij 20 kilometra larg Pragës. Policia u vu menjëherë në lëvizje, por nuk arriti të shmangë masakrën për punë minutash.

Të fundit