Flash News

Bota

Bashkia blen shtëpinë e vjetër, gjen kavanozë të mbushur me shufta ari dhe monedha

Bashkia blen shtëpinë e vjetër, gjen kavanozë të

Tre kavanozë reçeli të mbushura me shufra ari dhe monedha janë gjetur në një shtëpi të vjetër të blerë nga bashkia në Morez, një qytet në kufirin mes Francës dhe Zvicrës.

E gjithë vlera e pasurisë shkon në 600 mijë euro, shkruan The Guardian.

Ishte stafi i bashkisë që gjeti në pjesën e pasme të një rafti me pluhur shufrat e arit, ndërsa një kasafortë e fshehur prapa kutive në një gardërobë ruante edhe 150,000 € monedha ari.

Kryetari i bashkisë, Laurent Petit, tha se ndërtesa tre katëshe në qendër të qytetit ishte banuar nga katër vëllezër dhe motra pa fëmijë. Kur i fundit vdiq në 90-tat vitin e kaluar, një i afërm ofroi që t'ia shiste ndërtesën bashkisë për 130 000 €. Morez, si shumë qytete të tjera në Francë, po kërkonte të blinte dhe të rinovonte ndërtesat e vjetra për të tërhequr familje që do të rigjallëronin sërish qytetin.

"Shtëpia ishte e mbushur me sende dhe orendi", tha Petit. "Kishte pasur disa breza që nuk hodhën asgjë, mbajtën gjithçka dhe jetuan duke kursyer".

Kur nisi pandemia vitin e kaluar dhe Franca u mbyll, në lindje të vendit planet për rregullimin e ndërtesave u pezulluan. Por Morez, afër kufirit me Zvicrën, kishte një të kaluar të lavdishme si qendër historike e prodhimit të orëve. Stafi i bashkisë ndoqi rregullat e distancimit shoqëror dhe mori përsipër zbrazjen e shtëpisë nga vjetërsirat, mes të cilave gjetën edhe sasinë e arit.

 

Të fundit