Flash News

Bota

BE arrin në kuotën e 100 milionë vaksinimesh kundër Covid-19

BE arrin në kuotën e 100 milionë vaksinimesh kundër Covid-19

Deri tani janë kryer 100 milionë vaksinime kundër COVID-19 në Bashkimin Europian. Lajmin e ka bërë me dije presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një postimi në rrjetin social Twitter. 

Ursula von der Leyen shprehet se ky është moment historik, duke shtuar se Bashkimi Evropian po përshpejton në shpërndarjen e vaksinave.

“Sot kemi arritur 100 milion vaksina në BE. Një moment historik për të cilin mund të krenohemi. Ne po bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që evropianët të mund të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur,” shkruan von der Leyen.

Komisioni Evropian, ka njoftuar pak ditë më parë se ka siguruar një sasi shtesë prej 50 milionë dozave të Pfizer Biontech, që do të shpërndahen nga prilli deri në fund të qershorit.

Të fundit