Flash News

Bota

BE do të propozojë paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë deri të premten

BE do të propozojë paketën e 19-të të sanksioneve

Komisioni Evropian pritet të propozojë paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë deri të premten, kanë thënë diplomatët, shkruan Sky News.

Lista pritet të përfshijë banka në dy vende të Azisë Qendrore.

Në paketën e 18-të, blloku renditi dy banka kineze dhe rafinerinë kryesore të Indisë, Nayara.

Kujtojmë se i dërguari i BE-së për sanksionet është në Uashington me një ekip ekspertësh për bisedime mbi sanksionet.

PDavid O'Sullivan do të takohet me homologët amerikanë për të diskutuar paketën e fundit të sanksioneve kundër Rusisë.

Të fundit