Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Analiza e DW: BE kërkon mënyra të reja për të mbështetur Ukrainën

Kur takohen ministrat e Jashtëm të BE, agjenda e tyre shpesh i ngjan një atlasi botëror. Lista marramendëse deklaratash dhe veprimesh për t'u miratuar, pika diskutimi për t'u trajtuar nga çdo cep i globit... dhe kohë që shpesh konsumohet nga negociatat për të bindur 27 shtetet të miratojnë një qëndrim unanim.
Por disa herë në vit, ministrat takohen për të ashtuquajturat bisedime "joformale" - jo sepse heqin kostumet e tyre dhe shfaqen me xhinse, por sepse, sipas rregullave, nuk mund të merren vendime. Ideja? Të lihet hapësirë për reflektim dhe debate që humbasin në aktivitetin e përditshëm.
Javët e ngutshme të diplomacisë nuk kanë sjellë asnjë pushim për ukrainasit që jetojnë nën sulm, dhe me mbështetjen e SHBA, që rezulton të jetë e paparashikueshme, diplomatët e BE i përshkruan bisedimet e fundjavës në Kopenhagë si një seancë "brainstorming" mbi të ardhmen e mbështetjes së BE për Kievin. Këto janë disa nga idetë e diskutuara në kryeqytetin danez.
Shenja e parë e sanksioneve dytësore
Shefja e politikës së jashtme të BE, Kaja Kallas, u tha gazetarëve se ministrat po shqyrtonin të ashtuquajturat sanksione dytësore, kufizime që synojnë partnerët tregtarë të Rusisë.
BE ka sanksionuar tashmë disa subjekte të huaja, përfshirë bankat kineze, të cilat i akuzon se ndihmojnë Moskën të financojë luftën e saj, por sanksionet më të gjera dytësore mund të jenë një hap më me ndikim - dhe më të rrezikshëm - për Evropën, e cila po kërkon më shumë miq ndërkombëtarë dhe marrëveshje të reja tregtare me vende si India.
Ministrja lituaneze e Mbrojtjes, Dovile Sakaliene, paralajmëroi gjithashtu se vetëm sanksionet dytësore të SHBA "do të shkaktonin vërtet dëme të mjaftueshme në makinën ruse të luftës".
Masat evropiane "do të ishin gjithashtu në rregull", i tha ajo DW, por shtoi: "Dallimi është se ato kanë një efekt vërtet bërthamor. Askush në botë nuk dëshiron të ndiejë sanksionet dytësore të SHBA në lëkurën e tij".
"Strehë e sigurt": armët ukrainase të prodhuara në territorin e BE
Në një veprim të paprecedentë, Danimarka njoftoi se, "brenda pak javësh", do të ftojë një kompani ukrainase armësh të fillojë prodhimin në tokën daneze. Ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, deklaroi se uzina mund të jetë funksionale këtë vit, megjithëse nuk dha detaje se cilat armë do të prodhoheshin atje.
"Shpresoj gjithashtu që më shumë kompani ukrainase të mbrojtjesdo të ndjekin shembullin më vonë këtë vit", shtoi ai.
Zyrtarja e BE, Kaja Kallas, tha se edhe vende të tjera ishin të interesuara në tërheqjen e industrisë së mbrojtjes në territorin e tyre përmes skemave të ngjashme. Sipas diplomatëve që folën në kuadër të bisedimeve të Kopenhagës, një pjesë e idesë është t'i tregohet Rusisë se edhe nëse sulmon fabrikat e armëve ukrainase brenda vendit, më shumë objekte do të vazhdojnë të shfaqen diku tjetër në "strehën e sigurt" të BE.
Shkrirja e debatit mbi asetet e ngrira ruse
Debati i nxehtë për atë se çfarë të bëhet me rreth 200 miliardë euro asete të Bankës Qendrore Ruse të ngrira në BE në vitin 2022 është rikthyer në tryezën e BE. Deri tani, shtetet e BE kanë zgjedhur të mbajnë interesin e grumbulluar mbi asetet dhe ta përdorin atë për të mbështetur Ukrainën. Disa vende të BE, përfshirë Shtetet Baltike dhe Poloninë, kanë nxitur prej kohësh që asetet të konfiskohen dhe t'i dorëzohen Kievit. Politologia Christine Nissen tha se kjo do të shënonte një "pikë kthese". Megjithatë, Belgjika, gjithashtu anëtare e BE, kundërshton fuqimisht konfiskimin, duke paralajmëruar se kjo mund të trembë investitorët e ardhshëm nga Evropa dhe të përbëjë një shkelje të ligjit. "Argumenti është se ne thjesht do të shkonim kundër disa parimeve të rendit liberal në të cilin besojmë", tha për DW Nissen, analiste e qendrës kërkimore Europa.
Diplomatja e lartë Kaja Kallas duket se i hodhi poshtë këto shqetësime të shtunën. "Tregjet financiare nuk reaguan kur ngrimë asetet. Tregjet financiare janë të qeta tani ndërsa diskutojmë për këtë, dhe ka rreziqe, por jam e bindur se jemi në gjendje t'i zbusim ato", tha ajo.
"Një gjë është absolutisht e qartë", shtoi Kallas. "Duke pasur parasysh shkatërrimin që Rusia po shkakton në Ukrainë dhe që ka shkaktuar deri tani, është e paimagjinueshme që Rusia t'i shohë përsëri këto para nëse nuk e kompenson plotësisht Ukrainën". Për momentin, BE mund të shqyrtojë zhvendosjen e aseteve në investime më të rrezikshme për të forcuar fondet e disponueshme nëse lufta mbaron.
Trajnerë ushtarakë të BE në Ukrainë?
Kallas tha gjithashtu se kishte "mbështetje të gjerë" për një plan për të zhvendosur në territorin ukrainas në rast të një armëpushimi, misionin aktual të trajnimit të BE për trupat ukrainase, i cili kryhet kryesisht në Poloni dhe Gjermani. Meqenëse nuk ka armëpushim në horizont, Kallas pranoi se është një "çështje e pulës dhe vezës".
"Disa thonë se duhet ta bëjmë më vonë, por mund ta bëjmë edhe me kusht", shpjegoi ajo, duke sugjeruar që shtetet anëtare të arrijnë një marrëveshje tani për një ndryshim që mund të hyjë në fuqi në një datë të mëvonshme.
Por plani gjithashtu mund të bjerë ndesh me rregullat e unanimitetit të BE, pasi Hungaria vonon rregullisht vendimet për mbështetjen e Ukrainës. Megjithatë, ministri i Jashtëm lituanez Dovile Sakaliene i tha DW se propozimi është "shumë më afër përfundimit sesa vendimet e tjera të vështira".
Përtej sanksioneve: tarifat doganore për mallrat ruse
Nga ana e saj, ministrja e Jashtme finlandeze Elina Valtonen i tha DW se dëshiron të shohë "një regjim gjithëpërfshirës tarifor kundër mallrave ruse, por edhe kundër importeve dytësore në Bashkimin Evropian".
Edhe pse BE ka ndaluar importet e një game mallrash ruse, nga qymyri dhe çimentoja te diamantet, Valtonen dëshiron të rrisë tarifat për mallrat ruse që ende hyjnë ligjërisht në BE. Masat për të vendosur ose hequr tarifat nuk kërkojnë mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të BE, duke i bërë ato më pak të prirura të ngecin në proceset e brendshme të vendimmarrjes së bllokut.
Jo aq shpejt
Pak vetë në BE besojnë se këto masa mund ta ndryshojnë rrjedhën e luftës brenda natës, dhe kritikët e akuzojnë Evropën se po zvarrit opsione më të ndjeshme politikisht, siç është përshpejtimi i planeve të saj për të ndaluar të gjitha importet e lëndëve djegëse fosile ruse.
"Gjëja e rëndësishme," tha analistja Christine Nisssen për DW, "është që ata të paktën të ruajnë unitetin evropian se si ta trajtojnë këtë luftë, e cila do të thotë shumë për të ardhmen e Ukrainës dhe, natyrisht, edhe për të ardhmen e Evropës."/DW
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14