Flash News

Bota

Biden do të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani, kur pritet të ndodhë  

Biden do të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani, kur pritet
Foto ilustruese

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka urdhëruar tërheqjen e plotë të të gjitha trupave luftarake nga Afganistani deri më 11 shtator. Ndërsa zyrtarët treguan planet e tërheqjes së Biden, komuniteti i inteligjencës amerikane ngriti shqetësime të thella lidhur me perspektivën e qeverisë së mbështetur nga SHBA në Kabul, e cila është në ngërç.

Biden ka në plan të njoftojë sot se të gjitha trupat amerikane në Afganistan do të tërhiqen jo më vonë se 11 shtatori, thanë zyrtarë të lartë të SHBA-së. 11 shtatori është një datë shumë simbolike, që vjen në 20 vjetorin e sulmeve të al Kaidës mbi Shtetet e Bashkuara, gjë që e shtyu presidentin e atëhershëm George W. Bush të niste konfliktin.

Lufta iu ka marrë jetën 2,400 ushtarëve amerikanë dhe ka kushtuar rreth 2 trilionë dollarë. Numri i trupave amerikane në Afganistan arriti kulmin në më shumë se 100,000 në 2011.

Burimi: Reuters

Të fundit