Flash News

Bota

Biden njofton paketën e re të 'ndihmës së paprecedentë' për Ukrainën: 800 milionë$ dhe dronë

Biden njofton paketën e re të 'ndihmës së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Ai thotë se Shtëpia e Bardhë po ofron "ndihmë të paprecedentë" me vlerë rreth 800 milionë dollarë, duke përfshirë furnizimin me dronë.

SHBA po ndihmon gjithashtu Ukrainën "të identifikojë dhe të marrë sisteme kundërajrore me rreze më të gjatë" dhe municionet e nevojshme.

Njoftimi i Biden vjen disa orë pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy bëri një fjalim historik në Kongresin e SHBA-së, gjatë të cilit ai përsëriti lutjen e tij për një zonë ndalim-fluturimi. Shtëpia e Bardhë shpejtoi ta përjashtonte kërkesën e tij edhe një herë, por tha se ndihma e mëtejshme do të ishte në rrugë e sipër.

Të fundit