Flash News

Bota

Bosi i mafias Matteo Messina Denaro në “koma të pakthyeshme”

Bosi i mafias Matteo Messina Denaro në “koma të

Mediat italiane raportuan të shtunën se bosi i mafias Matteo Messina Denaro, i cili u kap në janar pas 30 vitesh në arrati, ndodhet në koma.

Messina Denaro ka kancer në zorrën e trashë dhe mjekët thonë se ai nuk do të shërohet. Me kërkesën e tij, masat për ta mbajtur në jetë janë ndërprerë.

Në fillim të gushtit, kreu 61-vjeçar i mafies Cosa Nostra të Siçilisë iu nënshtrua një operacioni në zorrë në spitalin San Salvatore të L'Aguila. Ndërsa operacioni ishte i suksesshëm, kanceri i tij avancoi duke shkaktuar një përkeqësim të pakthyeshëm të shëndetit të tij.

Messina Denaro pësoi gjakderdhje të rëndë dhe pak më pas ra në një "komë të pakthyeshme".

Të fundit