Flash News

Bota

Cameron: Franca dhe Britania do ta mbështesin Ukrainën “sa të ketë nevojë”

Cameron: Franca dhe Britania do ta mbështesin Ukrainën “sa

Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do ta mbështesin Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus “sa të ketë nevojë”, ka thënë Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron të martën, duke shtuar se është “thelbësore” që të mposhtet presidenti rus, Vladimir Putin.

Komentet e tij kanë ardhur teksa rriten shqetësimet në Kiev që durimi dhe uniteti perëndimor mund të përçahen në luftën kundër Rusisë, gati dy vjet pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Britania dhe Franca kanë qenë mbështetëse të mëdha të Ukrainës, dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje sa të ketë nevojë”, ka thënë Cameroni, pas bisedimeve që ka zhvilluar në Paris me homologen franceze, Catherine Colonna.

“Nuk kam dyshim që mund ta bëjmë Putinin të humbë, dhe është thelbësore që ai të humbë. Do të jemi të vendosur në mbështetjen që ia ofrojmë Ukrainës”, ka thënë ai.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar të hënën se Shtetet e Bashkuara e kanë të autorizuar vetëm edhe një pako ndihmë për Ukrainën këtë vit, pasi republikanët e linjës së ashpër në Kongres, janë kundër ofrimit të ndihmës shtesë./ REL

Të fundit