Flash News

Bota

Danimarka nxjerr "pasaportën Covid-19" dhe lehtëson masat

Danimarka nxjerr "pasaportën Covid-19" dhe lehtëson masat
Foto ilustruese

Danimarka do të lehtësojë masat anti-Covid. Tifozët e futbollit do të lejohen në stadiume duke nisur nga sot, ndërsa baret, restorantet dhe muzetë janë duke u rihapur.  

Kushti që danezët të përfitojnë nga këto liri të reja është se ata duhet të dëshmojnë që nuk janë të infektuar me Covid-19, duke treguar një 'coronapas' (pasaportën e koronavirusit)

Certifikatat dixhitale shihen si rruga e Evropës për të dalë nga bllokimi dhe BE dëshiron që ta kenë të gjitha vendet anëtare deri në fund të qershorit.

Shqetësimet për privatësinë kanë ngjallur diskutime në disa vende, por Danimarka është ndër të parat që e përqafon idenë plotësisht.

Ndryshe nga shumica e Evropës, Danimarka arriti të shmangte një valë të tretë dhe ka filluar lehtësimin e një bllokimi që filloi dhjetorin e kaluar. Shkalla e infektimit dhe vdekjeve në Danimarkë është ndër më të ultat në Evropë dhe autoritetet besojnë se koronavirusi është nën kontroll.

Burimi: BBC

Të fundit