Flash News

Bota

Trump deklaroi se do arrestohej, Musk: Nëse kjo ndodh, atëherë ai do fitojë bindshëm zgjedhjet

Trump deklaroi se do arrestohej, Musk: Nëse kjo ndodh, atëherë ai

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump shokoi mediat në mbarë botën duke thënë se mund të arrestohet nga autoritetet për një çështje të një afere. Lidhur me këtë gjë ka reaguar dhe miliarderi Elon Musk.

 Shefi ekzekutiv i platformës Twitter, Tesla dhe SpaceX ka shkruar një status në “Twitter”, ku në të deklaron se nëse arrestimi do të ndodhë, atëherë Trump mund të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale, madje me një shumicë të theksuar.

“Nëse Trump arrestohet, ai do të fitojë bindshëm’, ka shkruar Musk në Twitter.

Ish-presidenti Donald Trump tha të shtunën se pret të arrestohet në lidhje me hetimin e Prokurorit të Qarkut të Manhattan javën e ardhshme dhe bëri thirrje për protesta.

Të fundit