Flash News

Bota

Dënohet me 5 vite burg ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy

Dënohet me 5 vite burg ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy

Gjykata penale e Parisit ka dënuar me 5 vjet burg ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy.

Sarkozy u shpall fajtor për konspiracion kriminal në lidhje me përdorimin e fondeve të paligjshme nga ish-udhëheqësi libian, Muammar Gaddafi, për financimin e fushatës së tij presidenciale të vitit 2007.

Gjykata e liroi Sarkozy-n nga të gjitha akuzat e tjera, përfshirë korrupsionin pasiv dhe financimin e paligjshëm të fushatës. Megjithatë, ai u urdhërua gjithashtu të paguante një gjobë prej 100,000 eurosh.

Hetimi filloi në vitin 2013, pas deklaratave të Saif al-Islam Gaddafi dhe biznesmenit libanez Ziad Takieddine, të cilët pretenduan se fushata e Sarkozisë kishte marrë miliona euro nga qeveria libiane.

Gjyqtarja Nathalie Gavarino theksoi se Sarkozy kishte lejuar ndihmësit e tij të kontaktonin zyrtarët libianë për të siguruar mbështetjen financiare.

Të fundit