Flash News

Bota

Dështon premtimi i talebanëve për paqe, 3 të vrarë nga protestat në Afganistan

Dështon premtimi i talebanëve për paqe, 3 të vrarë nga
Foto Ilustruese/ Ushtar taleban

Të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë nga protestat kundër talebanëve në qytetin afgan të Jalalabad të mërkurën. Grupi militant po lëvizte për të krijuar një qeveri dhe vendet perëndimore rritën evakuimet e njerëzve nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit.

Reuters raporton se, vdekjet dëmtojnë përpjekjet e talebanëve për të konsoliduar sundimin islamik dhe premtimet e tyre për paqe pas përfshirjes së tyre në kryeqytet. Ata kanë thënë se nuk do të hakmerren kundër armiqve të vjetër dhe do të respektojnë të drejtat e grave në kuadrin e ligjit islam.

Dëshmitarët thanë se vdekjet në Jalalabad ndodhën kur banorët vendas u përpoqën të vendosnin flamurin kombëtar të Afganistanit në një shesh në qytet, rreth 150 km nga kryeqyteti në rrugën kryesore për në Pakistan.

Sipas dëshmive të dy qytetarëve dhe një ish-zyrtari të policisë, kishte më shumë se një duzinë njerëz të plagosur pasi militantët talebanë hapën zjarr ndaj protestuesve në qytetin lindor.

Mijëra afganë, shumë prej të cilëve ndihmuan forcat e huaja të drejtuara nga SHBA gjatë dy dekadave, janë të dëshpëruar të largohen nga vendi dhe njerëzit po vërshojnë drejt aeroportit të Kabulit.

Komandantët dhe ushtarët talebanë qëlluan në ajër të mërkurën për të shpërndarë turmat jashtë aeroportit. "Ne nuk kemi ndërmend të lëndojmë askënd," tha një zyrtar taleban për Reuters.

Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani është në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas braktisi vendin kur talebanët morën nën kontroll pushtetin.

Rreth 5,000 diplomatë, stafi i sigurisë, punonjësit e ndihmës dhe afganët janë evakuuar nga Kabuli në 24 orët e fundit. Evakuimet nga fluturimet ushtarake do të vazhdojnë gjatë gjithë kohës.

Të fundit