Flash News

Bota

“Ditë historike për paqen”, përfundon takimi Trump – Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë

“Ditë historike për paqen”, përfundon takimi Trump

Pas takimit, ka nisur konferenca e përbashkët mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahun.

Trump falënderoi Netanyahun që u pajtua me planin duke e konsideruar “një ditë historike për paqen”. Presidenti amerikan tha do të publikojnë zyrtarisht planin e paqes me 21 parime.

Ai shton se ka pasur takime me "kaq shumë vende" për të diskutuar propozimin, duke përfshirë udhëheqësit e Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Si pjesë e planit, Trump thotë se tunelet dhe objektet e prodhimit të Hamasit do të shkatërrohen.

Kjo gjithashtu do të përfshijë trajnimin e forcave lokale të policisë, dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) do të tërhiqen nga Gaza në faza.

Netanyahu deklaroi se takimi i sotëm është një hap kritik jo vetëm për t'i dhënë fund luftës në Gaza, por edhe për të vendosur rrugën për paqe në të gjithë Lindjen e Mesme.

"Unë mbështes planin tuaj për t'i dhënë fund luftës në Gaza", tha Netanyahu, duke iu referuar planit të paqes prej 20 pikash të Trump.

Kryeministri izraelit tha se plani do të sigurojë që Izraeli të mos jetë përsëri nën kërcënim nga Hamasi.

Të fundit