Flash News

Bota

Doli kundër “non grata-s” së Blinken për Berishën/ Ish-Kongresmeni merr detyrën e lartë nga Trump

Doli kundër “non grata-s” së Blinken për

Presidenti Donald Trump ka zgjedhur ish-kongresmenin, Lee Zeldin për të shërbyer si administrator i tij i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit. Zeldin njoftoi se e ka pranuar këtë rol.

“Është një nder të bashkohem me kabinetin e Presidentit Trump si Administrator i EPA. Ne do të rivendosim dominimin energjetik të SHBA-së, do të rigjallërojmë industrinë tonë të automobilave për të rikthyer vendet e punës në Amerikë dhe do ta bëjmë SHBA-në lider global të AI. Ne do ta bëjmë këtë duke mbrojtur qasjen në ajër dhe ujë të pastër,” postoi Zeldin të hënën X.

Zeldin, i cili humbi garën e guvernatorit të Nju Jorkut në vitin 2022 ndaj Kathy Hochul, ka mbetur pranë Trump, duke u shfaqur rregullisht në Mar-a-Lago gjatë gjithë fushatës së tij të vitit 2024.

Kujtojmë se ish-kongresmeni ishte një nga zërat e fuqishëm që i cili kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpalljen ‘non-grata’ të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Zeldin iu drejtua Departamentit Amerikan të Shtetit me disa letra ku kërkonte shpjegim për arsyet që e çuan në shpalljen ‘non-grata’ të Berishës. Asokohe Blinken dhe DASH i dhanë një përgjigje që sipas Zeldin, nuk ishte e paqartë.

 

Të fundit