Flash News

Bota

Dyshohet për sulm terrorist, Erdogan reagon nga samiti i G-20 pas shpërthimit në Stamboll: Sulm i pabesë

Dyshohet për sulm terrorist, Erdogan reagon nga samiti i G-20 pas

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar lidhur me sulmin e ndodhur në qendër të Stamblloit, ku si pasojë e një shpërthimi me bombë humbën jetën 6 persona si dhe mbetën të plagosur 53 të tjerë.

Duke folur përpara nisjes së samitit të G-20 në Indonezi, Erdogan tha se shpërthimi ishte një “sulm i pabesë” dhe se autorët e tij do të ndëshkoheshin.

Shpërthimi ndodhi në rrugën Istiklal në Stamboll dhe u shkaktua nga një “sulm me bombë”. Autoritetet turke dyshojnë për një sulm të mundshëm terrorist.

 

Të fundit