Flash News

Bota

E përfshirë në korrupsion, arrestohet zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Eva Kaili

E përfshirë në korrupsion, arrestohet

Eva Kaili, nënkryetarja e BE-së dhe eurodeputetja greke është arrestuar nga policia belge, së bashku me katër të dyshuar të tjerë, si pjesë e një hetimi kundër korrupsionit me lidhje të dyshuara me Katarin.

Një burim i afërt me rastin informoi AFP se policia po hetonte korrupsionin e dyshuar të lidhur me një bandë me bazë në Katar. Arrestimi i Kailit në Bruksel erdhi pasi katër të dyshuar të tjerë u arrestuan në rrethana të ngjashme më herët ditën e sotme. Sipas mediave belge, bashkë me të është arrestuar dhe partneri i saj

Prokurori federal i Belgjikës njoftoi arrestimet e mëparshme pasi 600,000 euro u zbuluan kur policia bastisi 16 adresa në kryeqytetin Bruksel.

Prokurorët nuk specifikuan identitetin e të dyshuarve apo emërtuan vendin e përfshirë.

Por një burim i afërt me çështjen konfirmoi se ishte fokusuar në përpjekjet e dyshuara të Katarit për të korruptuar një socialist italian, i cili ishte anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri në vitin 2019.

Të fundit