Flash News

Bota

E qëlluan tetë herë dhe i nxorën sytë, rrëfimi i nënës afgane: Talebanët na torturojnë, me trupat tanë ushqejnë kafshët!

E qëlluan tetë herë dhe i nxorën sytë, rrëfimi i
Në foto Khatera, 33-vjeçarja e sulmuar nga talebanët

Ajo po kthehej nga puna si çdo mbrëmje. Tek shihte dritat e hënës që i ndriçonte rrugën dhe yjet që i bënin shoqëri, ajo mezi priste të hapte derën e shtëpisë për tu çlodhur.

Por ndryshe nga mbrëmjet e kaluara, kjo ishte hera e fundit që do të shihte vezullimin e yjeve dhe hënën që e shoqëronte gjithmonë.

Historia e një nëne, ëndrrat e së cilës u këputën në mes, natën kur forcat talebanë e shkëputën nga të vetmet shpresa me të cilat mbahej gjallë.

Khatera, 33-vjeçarja nga Delhi, ka rrëfyer përjetimet e tmerrit natën kur talebanët e sulmuan në rrugë në provincën Ghazni të Afganistanit vitin e kaluar dhe i nxorën sytë. Ajo ishte dy muajshe shtatzënë kur një grup militantësh talebanë të udhëhequr nga babi i saj, e sulmuan teksa ishte duke u kthyer në shtëpi.

Khatera tregon se militantët e qëlluan tetë herë në pjesën e sipërme të trupit. Ajo rrëfen se e gjeti veten të rrethuar nga një grup talebanësh teksa bëhej gati të futej në banesë, kur tre ushtarët i rrëmbyen mjetin e identifikimit dhe pasi e kontrolluan, filluan ta qëllonin.

"Ata së pari na torturojnë dhe pastaj i hedhin trupat tanë për t'u treguar si një shembull ndëshkimi. Ndonjëherë me trupat tanë ushqehen edhe qentë. Unë kam qenë me fat që i mbijetova. Duhet jetuar në Afganistan nën sundimin e talebanëve për të imagjinuar se çfarë ferri ka ndodhur mbi gratë, fëmijët dhe pakicat e tjera”, ka thënë ajo.

Khatera ka dhënë fakte tronditëse nga përvoja e saj duke shtuar se talebanët në sytë e tyre i shohin femrat thjesht si një ‘copë mish për t’u rrahur’.

"Në sytë e talebanëve, gratë nuk janë të gjalla, që marrin frymë nga qeniet njerëzore, por vetëm pak mish dhe mish për t'u rrahur," tha ajo.

Tani Khatera jeton në Delhi së bashku me të voglin e saj dhe bashkëshortin, e megjithatë ndjen shqetësim për të ardhmen e grave dhe vajzave në Afganistan.

"Talebanët nuk i lejojnë gratë të vizitojnë mjekët meshkuj, dhe në të njëjtën kohë, nuk i lejojnë gratë të studiojnë dhe punojnë. Pra, atëherë çfarë i mbetet një gruaje? Të lënë për të vdekur? Tani, shqetësimi ka shkuar përtej lejimit të grave që të punojnë. Në këtë pikë, kam frikë nëse do t'i linin këto gra të gjalla. Ata nuk vrasin vetëm gra. Ata i bëjnë kafshët të ushqehen me trupat e tyre”, shtoi Khatera.

Ndërkohë pak ditë më parë në një konferencë për mediat, talebanët iu drejtuan popullit afgan për herë të parë pas marrjes së pushtetit, se nuk do të kërkonin më gjakmarrje dhe se të gjithë ata që kishin luftuar kundër tyre, ishin të falur.

“Ne duam të sigurohemi që Afganistani nuk është më një fushë betejë konflikti. Ne i kemi falur të gjithë ata që kanë luftuar kundër nesh. Armiqësive u ka ardhur fundi. Ne nuk duam armiq të jashtëm apo të brendshëm”, tha zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.

Të fundit