Flash News

Bota

Edhe Portugalia do të njohë shtetin e Palestinës

Edhe Portugalia do të njohë shtetin e Palestinës

Portugalia do të njohë shtetin e Palestinës të dielën, tha Ministria e Punëve të Jashtme Portugeze në një deklaratë, shkruan reuters
Deklarata Zyrtare e njohjes do të bëhet edhe para Konferencës së Nivelit të Lartë të javës së ardhshme, thuhte ne njoftim.
Ministri i Jashtëm Paulo Rangel tha këtë javë se vendi po shqyrtonte njohjen e shtetit palestinez gjatë një vizite në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndryshe nga Spanja fqinje, qeveria e majtë e së cilës njohu shtetësinë palestineze në maj 2024 së bashku me Irlandën dhe Norvegjinë dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të BE-së të bëjnë të njëjtën gjë, Portugalia ka ndjekur një qasje më të kujdesshme, duke thënë se donte të hartonte një qëndrim të përbashkët me vendet e tjera të BE-së së pari.

Vetëm një numër i vogël i 27 anëtarëve të Bashkimit Evropian e njohin Palestinën si shtet, kryesisht vende ish-komuniste, si dhe Suedia dhe Qiproja.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi njohjen de facto të shtetit sovran të Palestinës në nëntor 2012 duke përmirësuar statusin e saj vëzhgues në organin botëror në "shtet jo-anëtar" nga "entitet".

Keshtu, Portugalia i është bashkuar Australisë, Kanadasë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar për njohjen e shtetit palestinez.  Izraeli po përballet me një protestë globale në rritje, duke pasur parasysh se lufta e tij kundër Hamasit në Gaza po shkakton shumë vdekje, uri dhe shkatërrim.

Të fundit