Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Çfarë do të thotë për Ukrainën adresimi vjetor i shefes së BE-së?

Më 13 shtator, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka mbajtur fjalimin e saj vjetor në një seancë plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg. Si gjithmonë, përmes këtij fjalimi kuptohet se cila do të jetë e ardhmja e Bashkimit Evropian. Megjithatë, këtë vit fjalimi ka pasur edhe më shumë rëndësi, pasi ka qenë i fundit i tillë para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, që mbahen në qershor të vitit 2024. Rezultati i atyre zgjedhjeve do të ketë ndikim të madh, në atë se kush do të zgjidhet president i Komisionit Evropian.
Sipas një rregulli të pashkruar, presidenti i ri i Komisionit duhet të jetë nga partia politike që siguron më së shumti vota. Natyrisht, ajo është Partia e Popullit Evropian – partia e qendrës së djathtë – të cilës i takon Von der Leyen. Duke e analizuar fjalimin e saj, që ka tingëlluar më shumë si prezantim për pesë vjetët e ardhshëm, ka mundësi që ajo do të garojë sërish.
Shefja e BE-së ka folur për ndërtimin e fabrikave për “hekur të pastër” në BE, dhe se si Evropa është duke tërhequr më shumë investime për “hidrogjen të pastër” nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara.
Më pas, ajo i ka falënderuar bujqit evropianë për “ofrimin e ushqimit çdo ditë” si dhe ka propozuar “dialog strategjik për të ardhmen e bujqësisë në bllokun evropian”. Në fund, ajo është zotuar për të investuar më shumë në ndërmarrje të vogla dhe të mesme, për ta mbrojtur industrinë evropiane nga konkurrenca e vendeve të treta.
Ndonëse Von der Leyen ka folur edhe për çështjet e lidhura me luftën në Ukrainë, ajo nuk është zgjatur shumë aty. Ajo pjesë më shumë është dukur sikurse ajo të kishte mbajtur shënim për tensionet në rritje në disa vende të BE-së për shkak të refugjatëve ukrainas.
“Ne do të jemi me Ukrainën në çdo hap. Për aq sa të ketë nevojë”, ka deklaruar ajo, teksa e ka përmendur se katër milionë ukrainas janë duke u strehuar në BE, dhe ata janë “të mirëpritur tani, sikurse në javët e para”.
Mes tjerash, ajo e ka përmendur se Komisioni Evropian do të propozojë zgjatjen e masave, të ashtuquajtura të përkohshme, për ukrainasit në BE, deri më 2025, duke u mundësuar refugjatëve qasje në strehim, kujdes shëndetësor dhe treg të punës. Ajo çfarë ka munguar: propozimet se si të veprohet me Rusinë. Nuk janë përmendur ide të reja për sanksione të BE-së.
Për rundin e 12-të të sanksioneve që e shënjestrojnë Moskën nuk duket se ekziston gatishmëri. Nuk ekzistojnë propozime të reja, se si, për shembull, të konfiskohen asetet ruse që janë ngrirë nga blloku, apo si të dërgohen më shumë armë në Ukrainë.
Sa i përket zgjerimit të BE-së, një temë që ka marrë shumë vëmendje në muajt e fundit, dhe pritet t’i dominojë diskutimet politike këtë vjeshtë, Von der Leyen ka qenë më e matur sesa presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, i cili në gusht ka thënë se BE-ja duhet të jetë gati për të pranuar anëtarë të rinj deri më 2030.
Ajo nuk ka ofruar afate kohore. Mirëpo ka thënë se pranimi varet nga “merita” dhe që Komisioni Evropian do ta mbrojë gjithmonë këtë parim.
Ajo nuk ka folur për një BE me 33, 35 ose 37 anëtarë, mirëpo ka folur për 30 plus anëtarë. Kush mund të jetë në atë listë? Ajo ka thënë se “e ardhmja e Ukrainës është në BE, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor [Kosovës, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë] është në BE, e ardhmja e Moldavisë është në BE”. E qartë deri këtu. Mirëpo një deklarim tjetër ka qenë më intrigues. “E di sa e rëndësishme është perspektiva evropiane për popullin e Gjeorgjisë”. Nuk dihet saktë se çfarë ka dashur të thotë ajo, mirëpo ka marrë vëmendje deklarimi i saj, sepse ajo e ka përmendur popullin e Gjeorgjisë dhe jo qeverinë e këtij vendi. Por, ka edhe më keq. Turqia, vend kandidat për anëtarësim në BE, as që është përmendur në fjalim.
Pyetja e madhe për muajt vijues është se si do të funksionojë zgjerimi. Shumë ide do të shtrohen në tavolinë, duke nisur nga grupet franceze e gjermane, të cilat më 19 shtator do t’i prezantojnë gjetjet e tyre se çfarë duhet të ndryshohet në BE, ashtu që të pranohen anëtarë të rinj. Liderët e BE-së do t’i diskutojnë këto gjetje kur të mblidhen në qytetin spanjoll Granada më 6 tetor.
Disa sugjerojnë se çfarë duhet të ndryshojë tashmë dihet. Për t’i përmendur disa: jo të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet ta kenë komisionarin e tyre evropian, blloku duhet të heqë dorë nga vota unanime në disa fusha, sikurse politika e jashtme dhe çështjet ekonomike, dhe duhet të ketë rritje të “abstenimit konstruktiv”, që nënkupton se vendet e BE-së mund të mos pajtohen për diçka, por nuk duhet ta bllokojnë marrjen e një vendimi.
Nëse diçka dihet në Bashkimin Evropian është se vendimet më të vështira merren në dhjetor, më saktësisht në javën e fundit të punës, pak ditë para Festës së Krishtlindjes. “Tavolina e legjislativit” duhet të pastrohet para se të nisin festat, dhe këtë herë viti 2024 nis me fushatë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian që mbahen në qershor. Dhe kur vjen puna për Fqinjësinë Lindore dhe Ballkanin Perëndimor, janë edhe disa gjëra që duhet qartësuar.
Fillimisht, ekziston një fond prej 20 miliardë eurosh për armët dhe pajisjet tjera ushtarake që duhet të dërgohen si ndihmë për Ukrainën në katër vjetët e ardhshëm. Në këtë fond duhet kontribuuar të gjitha vendet anëtare, varësisht prej shkallës së popullsisë.
Më pas ekziston fondi prej 50 miliardë eurosh për rindërtim të Ukrainës, i cili duhet të jetë i qasshëm për Kievin në periudhën 2024- 2027. Këto para ndahen direkt prej buxhetit të BE-së, fond në të cilin duhet të kontribuojnë vendet anëtare. Por, duke i lënë anash çështjet ekonomike, procesi i zgjerimit të BE-së do t’iu shkaktojë kokëdhimbje të gjithëve.
Kjo nënkupton që mund të mos ekzistojë asnjë hap drejt zgjerimit deri në dhjetor. Kur vjen puna te paratë, duhet përmendur miliarda euro që Hungaria dëshiron t’i shfrytëzojë, por të cilat janë ngrirë nga Komisioni Evropian për shkak të shqetësimeve se fusha e sundimit të ligjit ka marrë kahe të kundërt në këtë vend.
Disa vende anëtare kërkojnë që Brukseli të ketë qasje në të paktën një pjesë të fondeve. Por dihet, është sekret që nuk mbahet nga askush se, Hungaria më pas mund ta përdorë veton për të gjitha vendimet e lartcekura, derisa të ketë qasje në fondet e bllokuara.
Shumica e burimeve diplomatike në Bruksel besojnë se 50 miliardë eurot për Kievin do të ndahen lehtë, pasi shumica pajtohen se duhet ndihmuar Ukrainën në këtë kohë të vështirë. Por, çështja kryesore është se Komisioni Evropian ka edhe fonde tjera në të cilat dëshiron të kontribuojnë vendet anëtare.
Shembull, duhet mbledhur edhe 15 miliardë euro për politika të fqinjësisë, të cilat shkojnë te vendet që e rrethojnë bllokun, shembull në Afrikën e Veriut, me synimin e mbajtjes së migrantëve larg kufijve të BE-së. Më pas duhet mbledhur një tjetër fond prej 10 miliardë eurosh për investime në sektorët strategjikë, sikurse mikroçipat, dhe avancimin e kompanive evropiane që të mos dëmtohen nga konkurrentët amerikanë dhe kinezë.
Problemi është se disa vende të BE-së që kontribuojnë shumë në buxhetin e përbashkët – Gjermania dhe Holanda – janë në proces të ndarjeve të brendshme buxhetore dhe e kanë të vështirë t’ua sqarojnë banorëve të tyre pse buxheti i Brukselit duhet rritur.
Vendet tjera, kryesisht në jug, marrin më shumë para për t’i menaxhuar valët e migrantëve.
Ekzistojnë plane edhe për mbledhje të 20 miliardë eurove për të paguar për armatimin ukrainas dhe ndihmë të formave tjera.
Në këtë temë Budapesti vështirë që mund të bindet. Tash e tre muaj, Hungaria e ka bllokuar një këst prej 500 milionë eurove si ndihmë për ushtrinë ukrainase. Brukseli shpreson që Hungaria do të dorëzohet pasi është në hall të madh për të pasur qasje në fondet e ngrira të BE-së. Prapëseprapë, diçka e tillë nuk ia pamundëson Hungarisë që të luajë rol në nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës në BE, veprim që shumica e vendeve anëtare shpresojnë ta jetësojnë deri në fund të vitit.
Më 2022, një prej shtatë kushteve që Komisioni Evropian ia ka dhënë Ukrainës për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së ka qenë përmirësimi i të drejtave për minoritetet kombëtare.
Budapesti është i zjarrtë në këtë temë, duke e marrë parasysh minoritetin etnik hungarez në Ukrainë. Për ta marrë dritën e gjelbër të Hungarisë për Ukrainën, Brukseli duhet të bëjë diçka për Budapestin. Kjo nënkupton që Gjeorgjia mund ta fitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim – diçka me të cilën nuk pajtohen shumë vende, sidomos tri të Baltikut – dhe që Serbia t’i hapë kapitujt e radhës për anëtarësim.
Serbia nuk ka hapur kapituj që dy vjet, për shkak të hezitimit të Beogradit për ta sanksionuar Rusinë për luftën e nisur në Ukrainë. Dhe nuk është vetëm Hungaria që pritet të luajë rol në punën e zgjerimit. Kroacia dhe Sllovenia kanë thënë shenja se nuk do duhej lënë në vend statusin e Bosnje-Hercegovinës derisa vendet tjera përparojnë. Kjo nënkupton shtytje për nisje të bisedimeve me Sarajevën, ndonëse jo të gjitha vendet mendojnë se Bosnja është gati për diçka të tillë.
Çështje delikate është edhe ajo me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat i kanë hapur bisedimet për anëtarësim në korrik të vitit 2022.
Më pas është dashur të bëhet harmonizimi i politikave të këtyre vendeve me ato të BE-së; në nëntor ky proces duhet të përfundojë dhe në dhjetor duhet të nisin bisedimet me Brukselin. Disa besojnë se Shkupi nuk do të mund të finalizojë procesin këtë vjeshtë, duke i dhënë mundësi bllokut që të vendosë nëse duhet ecur përpara vetëm me Tiranën. Sa i përket Turqisë, burimet diplomatike besojnë se BE-ja ka vullnet që të riangazhohet.
Kjo nënkupton ringjallje të procesit të anëtarësimit pas shumë vjetëve ngecje për shkak të çështjeve të këtij vendi me Qipron dhe Greqinë.
Megjithatë, ndonëse rëndësia strategjike e Turqisë për siguri dhe migrim, nuk është e diskutueshme, apetiti për nisje të bisedimeve me Ankaranë për zgjerim, nuk është aq i madh. Duhet përmendur se Turqia ende as nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Prandaj, mund të zhvillohen negociata jo fort të lakmueshme në mënyrë që ky vend të avancojë në rrugën drejt BE-së./rel
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14