Flash News

Bota

Çfarë po ndodh në SHBA? Qëllohet me armë zjarri aleati i Donald Trump

Çfarë po ndodh në SHBA? Qëllohet me armë zjarri

Charlie Kirk, një aleat i presidentit Donald Trump dhe themelues i organizatës konservatore Turning Point USA, është qëlluar me armë gjatë një eventi në Universitetin e Utah Valley në Orem, Utah.

Ngjarja ndodhi gjatë një seance pyetje-përgjigje me studentët, ku dëshmitarët raportuan se Kirk u qëllua afër qafës.

Shkalla e lëndimit ende nuk është bërë e ditur, njofton CNN.

Ndërkohë FBI-ja po “monitoron nga afër raportet” mbi situatën, tha drejtori i agjencisë, Kash Patel, në X.

“Ne të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk, i cili është qëlluar me armë”, reagon Trump në Truth Social.

“Një djalë i shkëlqyer nga lart poshtë. Zoti e bekoftë!” vazhdoi presidenti.

Të fundit