Flash News

Bota

FBI publikon foton, ky është personi më i kërkuar nga Amerika për vrasjen e Charlie Kirk

FBI publikon foton, ky është personi më i kërkuar nga

Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka publikuar dy fotografi të një personi në kërkim në vrasjen me armë zjarri të influencuesit konservator Charlie Kirk.

Sipas fotos së publikuar duket se personi mban syze dielli, një kapele me ngjyrë të errët dhe një këmishë me mëngë të gjata që duket se ka një flamur amerikan mbi të, ndërsa FBI u ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë në identifikimin e tij.

“Po kërkojmë ndihmën e publikut për të identifikuar këtë person me interes në lidhje me vrasjen fatale të Charlie Kirk në Universitetin e Luginës së Utah”, shkroi zyra e FBI në rrjetin social “X”.

FBI publikon foton, ky është personi më i kërkuar nga

31-vjeçari Kirk u qëllua për vdekje të mërkurën, gjatë një fjalimi në Utah. Një plumb e goditi në qafë. Pavarësisht ndërhyrjes së stafit dhe rojeve të sigurisë ai humbi jetën.

Autoritetet thanë se pas të shtënave u gjet një armë në pyll pranë universitetit, por autori ende nuk është identifikuar. Dy persona u ndaluan fillimisht, por më vonë u liruan pasi nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Sipas FBI-së në Salt Lake City, personi i dyshuar është i riu i kapur nga kamerat e sigurisë dhe kushdo që ka informacion të kontaktojë menjëherë në numrin 1-800-CALL-FBI.

 

Të fundit