Flash News

Bota

FIFA publikon maskotat për Kupën e Botës 2026, zbuloni çfarë fshihet pas tyre

FIFA publikon maskotat për Kupën e Botës 2026, zbuloni

FIFA ka konfirmuar "Clutch", "Zayu' dhe "Maple" si maskotat për Kupën e Botës për meshkuj 2026, me një shqiponjë kokëbardhë, një xhaguar dhe një dre që përfaqësojnë tre kombet bashkë-pritëse: Shtetet e Bashkuara, Meksikën dhe Kanadanë.

Çdo maskotë gjithashtu ka narrativën e vet të hartuar nga FIFA dhe i është dhënë edhe një histori prapa saj, raporton New York Times. 

Clutch është e veshur me uniformën blu të ekipit kombëtar të meshkujve të SHBA-ve.

Shqiponja kokëbardhë është e njohur për vendin e saj në qendër të emblemës presidenciale amerikane që nga viti 1782. Një akt i Kongresit, i nënshkruar nga Presidenti Joe Biden në vitin 2024, e bëri shqiponjën kokëbardhë shpendin zyrtar kombëtar.

Maple, dreri, përfaqëson Kanadanë dhe është e veshur me uniformën e kuqe të vendit për ndeshjet në shtëpi. Maskota gjithashtu merr frymëzim nga gjethja e panjës së Kanadasë, e cila është simboli kombëtar i vendit.

Zayu, xhaguari, përfaqëson Meksikën dhe është i veshur me unformën e gjelbër të vendit për ndeshjet në shtëpi.

Qytetërimet e lashta të Meksikës, siç janë Majat, i dhanë një rëndësi të madhe xhaguarit, duke e lidhur atë me botën e nëndheshme dhe duke simbolizuar forcën dhe trimërinë.

Të fundit