Flash News

Bota

Fondacioni Nobel anulon ftesat drejtuar Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit

Fondacioni Nobel anulon ftesat drejtuar Rusisë, Bjellorusisë dhe

Fondacioni Nobel tha të shtunën se nuk do të ftonte ambasadorët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit të merrnin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel në Stokholm këtë vit, pas kritikave të përhapura.

Vitin e kaluar, fondacioni la jashtë ambasadorët e Rusisë dhe aleatit të saj Bjellorusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Fondacioni tha të enjten se do t'i ftonte ata dhe ambasadorin e Iranit në ceremonitë e ndarjes së çmimeve të këtij viti në dhjetor.

Ky njoftim bëri që liderët e disa partive politike suedeze të thonë se do të bojkotojnë ceremonitë.

“Ne i njohim reagimet e forta në Suedi”, tha fondacioni në një deklaratë të shtunën. “Prandaj, ne zgjedhim të përsërisim përjashtimin e vitit të kaluar nga praktika e rregullt – domethënë, të mos ftojmë ambasadorët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel në Stokholm”.

Të fundit