Flash News

Bota

Foto/ Rusia nis pushtimin, qytetarët largohen nga Kievi

Në orët e para të mëngjesit sirenat e emergjencës në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev kanë nisur të bien. Qytetarë të shumtë kanë zgjedhur të largohen nga ky qytet drejt perëndimit, ku shpresojnë të gjejnë siguri në pjesë të vendit më afër Polonisë dhe trupave të NATO-s.

Pamjet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë radhë të gjata makinash, të cilat janë duke dalë nga qyteti. Ndërkohë të tjerë qytetarë shihen në stacionet e metrove.

Qytetarët kanë zgjedhur të qëndrojnë në grupe në këto momente të vështira, pasi nga sulmi rus rrezikohen edhe jetë të civilëve. Kështu kanë bërë me dije autoritetet, ndërsa kanë apeluar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi pasoja të rënda, nëse shtetet e tjera ndërhyjnë në këtë konflikt. Ndërkohë perëndimi ka reaguar ashpër dhe pritet të shtojë sanksionet ndaj Rusisë.

Foto/ Rusia nis pushtimin, qytetarët largohen nga Kievi

Foto/ Rusia nis pushtimin, qytetarët largohen nga Kievi

Foto/ Rusia nis pushtimin, qytetarët largohen nga Kievi

Foto/ Rusia nis pushtimin, qytetarët largohen nga Kievi

Foto/ Rusia nis pushtimin, qytetarët largohen nga Kievi

Foto/ Rusia nis pushtimin, qytetarët largohen nga Kievi

Foto/ Rusia nis pushtimin, qytetarët largohen nga Kievi

Nisja e sulmit rus në Kiev

Të fundit