Flash News

Bota

Franca ashpërson kufizimet për udhëtarët që vijnë nga Argjentina, Kili, Afrika e Jugut dhe Brazili

Franca ashpërson kufizimet për udhëtarët që vijnë
Foto ilustruese

Franca po vendos kufizime të reja për udhëtarët nga katër vende të goditura rëndë nga Covid-19, si një përpjekje për të frenuar përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit.

Qeveria njoftoi se udhëtarët nga Argjentina, Kili, Afrika e Jugut dhe Brazili, duhet t'i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 10-ditore me kontrolle policore, për t'u siguruar që ata e respektojnë.

Vetëm shtetasit francezë, të BE-së dhe të tjerë me një shtëpi të përhershme në Francë do të lejohen të hyjnë pa kufizime nga këto katër vende.

Ata gjithashtu do të duhet të kenë një test negativ PCR, të marrë më pak se 36 orë para fluturimit të tyre. Franca pezulloi të gjitha fluturimet nga Brazili javën e kaluar. Kjo masë është vendosur të hiqet të shtunën e ardhshme.

Zyra e kryeministrit francez Jean Castex tha se, "Përveç Brazilit, Argjentinës, Kilit dhe Afrikës së Jugut, vende të tjera mund të preken nga këto masa, bazuar në kriteret e identifikuara nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC)."

Burimi: Euronews

Të fundit