Flash News

Bota

Gjashtë kandidatë të AfD-së humbin jetën para zgjedhjeve lokale në Gjermani

Gjashtë kandidatë të AfD-së humbin jetën para

Gjashtë kandidatë për partinë e ekstremit të djathtë AfD në Gjermani kanë vdekur në javët e fundit përpara zgjedhjeve lokale në rajonin e madh perëndimor të North Rhine-Westphalia. Policia e ka bërë të qartë se nuk ka prova për veprime të paligjshme në vdekjet.

North Rhine-Westfalia ka një popullsi prej 18 milionë banorësh dhe raportohet se 20,000 kandidatë do të kandidojnë për poste në zgjedhjet lokale të 14 shtatorit.

Megjithatë, numri i vdekjeve ka ngritur pikëpyetje në mediat sociale. Ministria e Brendshme e shtetit ka theksuar se kanë vdekur edhe kandidatë nga parti të tjera, përfshirë të Gjelbrit dhe Social Demokratët, informon BBC.

AfD u bë partia e dytë më e madhe e Gjermanisë në zgjedhjet federale të shkurtit, duke u përhapur nga qendra e saj lindore në zona të tjera të perëndimit.

Agjencia e brendshme e spiunazhit e klasifikoi atë si një organizatë ekstremiste të krahut të djathtë në maj, përpara se ta ndërpriste këtë përshkrim për shkak të një apeli që pritej në gjykatë. Në tre shtete lindore, shoqatat e AfD ende listohen si ekstremiste.

Raportet fillestare u përqendruan në lajmin se katër prej kandidatëve të saj kishin vdekur, dhe më pas doli edhe vdekja e dy kandidatëve rezervë, duke shkaktuar një mori teorish konspiracioni në mediat sociale.

Bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel, nuk bëri asnjë përpjekje për të shuar spekulimet, duke ripostuar një pretendim nga ekonomisti në pension Stefan Homburg se numri i vdekjeve të kandidatëve ishte “statistikisht pothuajse i pamundur”.

Megjithatë, i pyetur për thashethemet në partinë e tij, figura numër dy e AfD-së në North Rhine-Westphalia, Kay Gottschalk, pranoi të martën se “ajo që kam përpara – por që është vetëm informacion i pjesshëm – nuk i mbështet këto dyshime për momentin”.

Ai i tha podkastit Berlin Playbook të Politico-s se partia e tij donte që rastet të hetoheshin “pa hyrë menjëherë në territorin e teorive të konspiracionit”. Ai tha se ata duhej të vepronin me kujdes me familjet e prekura, pasi kishin humbur një anëtar të familjes.

Policia i tha agjencisë së lajmeve DPA të Gjermanisë se katër vdekjet e para ishin ose nga shkaqe natyrore, ose shkaku nuk po zbulohej për arsye të privatësisë familjare. Dy vdekjet e tjera janë përshkruar në mënyrë të ngjashme.

Strategët e AfD-së shpresojnë për fitore në zgjedhjet lokale, të cilat shihen si testi i parë i votuesve që kur qeveria e re federale erdhi në pushtet.

Në zgjedhjet e fundit shtetërore në maj 2022, AfD mori vetëm 5.4% të votave në një rajon që është shtëpia e zemrës industriale të Gjermanisë në luginën e Ruhr-it dhe ka vuajtur nga humbje të mëdha të vendeve të punës. AfD mori 16.8% të votave në shtet në zgjedhjet federale shkurtin e kaluar dhe sondazhet sugjerojnë se partia pothuajse mund t’i barazojë këto shifra.

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk, i cili mbështeti politikat e migracionit të partisë së ekstremit të djathtë në fillim të këtij viti, ka përsëritur mbështetjen e tij për AfD-në ditët e fundit.

“Ose Gjermania voton AfD-në, ose është fundi i Gjermanisë”, pohoi ai.

 

Të fundit