Flash News

Bota

Gjenden mbetjet e avionit që u raportua i zhdukur në Rusi, asnjë i mbijetuar

Gjenden mbetjet e avionit që u raportua i zhdukur në Rusi, asnjë

Janë gjetur mbetejet e avionit me 28 pasagjerë, që u konfirmua i zhdukur sot në Rusi. Zyrtarët rusë thonë se kanë gjetur pjesë të avionit rreth pesë kilometra larg pistës ku duhej të ulët, raportojnë mediat e huaja.

Gjithashtu shtojnë se nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi. Avioni AN-26 po fluturonte nga Petropavlovsk-Kamchatsky për në Palana në gadishullin Kamchatka kur ndaloi së dërguari sinjale, thanë agjencitë Interfax dhe RIA Novosti.

Rusia ka vuajtur prej kohësh nga një reputacion i dobët për sigurinë e aviacionit, për mirëmbajtjen e dobët teknike dhe rregulloreve të sigurisë.

Të fundit