Flash News

Bota

Gjykata në New York rrëzon akuzat për terrorizëm ndaj Luigi Mangione

Gjykata në New York rrëzon akuzat për terrorizëm ndaj Luigi

Një gjykatë në New York, ka hedhur poshtë të martën dy akuza për terrorizëm ndaj Luigi Mangione, i cili akuzohet për vrasjen e Brian Thompson, drejtor ekzekutiv i kompanisë së sigurimeve shëndetësore UnitedHealthcare.

Gjykata vendosi që Mangione të përballet me gjykim për vrasje të shkallës së dytë, që nënkupton vrasje pa paramendim.

Sipas BBC, gjykatësi deklaroi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzat për vrasje të lidhur me veprime terroriste.

Akuzat që u hodhën poshtë përfshinin vrasjen e shkallës së parë për qëllime terroriste dhe vrasjen e shkallës së dytë si akt terrorist.

Avokatët mbrojtës të 27-vjeçarit argumentuan se akuzat për terrorizëm duhej të refuzoheshin, pasi legjislacioni i shtetit të Nju Jorkut e përkufizon terrorizmin si një akt që synon të dëmtojë një numër të madh njerëzish në të njëjtën kohë.

Mangione akuzohet se qëlloi për vdekje Brian Thompson në një rrugë të mbipopulluar të Manhattan-it, në dhjetor të vitit të kaluar. Ai u arrestua disa ditë më vonë.

 

Të fundit