Flash News

Bota

Gratë shtatzëna në Britani mund të marrin vaksinat anti-Covid

Gratë shtatzëna në Britani mund të marrin vaksinat

Gratë shtatzëna në Mbretërinë  e Bashkuar mund të marrin vaksinat anti-Covid, shkruan The Guardian.  

Atyre do t’u ofrohen vaksinat Pfizer dhe Moderna bazuar në moshën e tyre dhe rrezikun klinik pasi të dhënat nga SHB treguan se rreth 90,000 gra shtatzëna ishin vaksinuar dhe nuk kishin shfaqur asnjë shqetësim, tha Komiteti i Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI ).

Gratë shtatzëna, të cilave më parë u ishte këshilluar të mos merrnin vaksinën për shkak të mungesës së të dhënave për efektet anësorë, do të jenë në gjendje ta bëjnë atë në çdo fazë.

Sipas udhëzimit të ri, gratë që janë duke u përpjekur të mbeten shtatzënë, ato që kohët e fundit kanë lindur një fëmijë ose kanë fëmijë me gji,  mund të vaksinohen me çdo vaksinë, në varësi të moshës së tyre dhe grupit të rrezikut klinik.

Të fundit