Flash News

Bota

Akuzohet për trafik droge, gruaja e El Chapo do të lirohet nga burgu

Akuzohet për trafik droge, gruaja e El Chapo do të lirohet nga burgu

Emma Coronel Aispuro, gruaja e zotit meksikan të drogës Joaquin "El Chapo" Guzman, do të lirohet nga një burg amerikan të mërkurën, thanë zyrtarët.

Coronel u dënua me tre vjet burg në nëntor 2021 pasi u deklarua fajtore për akuzat për trafik droge dhe pastrim parash në lidhje me perandorinë e narkotikëve të burrit të saj. Dënimi i saj përfshinte gjithashtu katër vjet lirim të mbikëqyrur dhe një konfiskim prej 1.5 milionë dollarësh.

“Për arsye të privatësisë, sigurisë, ne nuk shtjellojmë planet specifike të lirimit”, tha një zëdhënës i Byrosë Federale të Burgjeve për CNN.

 

Të fundit