Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit

Bashkimi Evropian dëshiron të pengojë që tregu evropian i veturave elektrike “të përmbytet” edhe më tej “me automjete të lira kineze”. Prandaj Komisioni Evropian (KE) do të nisë një hetim për çrregullim të tregut evropian nga Kina. Presidentja e KE, Ursula von der Lyen deklaroi të mërkurën (13.09.) në Parlamentin Evropian në Strasburg se çmimi i veturave elektrike kineze “mbahet artificialisht i ulët me subvencione të mëdha shtetërore” kineze. Komisioni Evropian ka llogaritur se një veturë kineze kushton mesatarisht rreth 20% më pak se një veturë evropiane.
Automjetet elektrike kineze aktualisht zotërojnë 8% të tregut të BE. Por dyfishimi i kësaj kuote në dy vitet e ardhshme konsiderohet parashikim realist.
Deklarata e von der Leyenit për nisjen e hetimit për subvencionet kineze ka bërë bujë në mediat evropiane. Pasi BE afrohet kështu me praktikat proteksioniste të SHBA dhe Indisë ndaj automjeteve elektrike kineze. 27% është në SHBA tatimi për veturat elektrike kineze. 10% është aktualisht ky tatim në BE.
Masat proteksioniste – a janë klientët të humburit?
Ekspansioni kinez në automobilët elektrikë cënon prodhuesit gjermanë, francezë, britanikë e të tjerë të veturave elektrike. Me fotovoltaikët, në panelet diellore Kina arriti t’i spostojë nga tregu evropianët më parë të suksesshëm. Nëse pas një vërshimi kinez në Evropë e njëjta gjë ndodh me automjetet elektrike evropiane, pasojat janë mbyllja e fabrikave evropiane e papunësia. Çmimin e paguajnë sërish klientët evropianë.
Për numrin e automjeteve të eksportuara Kina kaloi vjet Gjermaninë, sivjet pritet të kalojë edhe Japoninë. Vetëm deri në korrik të këtij viti Kina kishte eksportuar 2.8 milionë automjete. Veturat elektrike kineze deri vonë janë preferuar kryesisht në vende të varfra. Dhe në shtete si Brazili. Por me përparimin teknologjik në këto vetura dhe çmimet e tyre relativisht të ulëta, interesi po zgjohet edhe te klientët evropianë.
Në gjashtë muajt e fundit, Kina eksportoi në BE aq vetura sa eksportoi për gjithë vitin e kaluar: 350.000 vetura (këtu megjithatë 40 përqind e tyre janë vetura Tesla, që prodhohen në Kinë). Spanja qe një nga blerëset kryesore evropiane, me 70.000 vetura elektrike kineze të importuara.
Në segmentin e automjeteve elektrike luksoze, premium, sipas ekspertëve, janë gjermanët ata që janë të pankonkurrueshëm. Por në veturat elektrike të klasës së mesme dhe veturat e vogla, ka automjete kineze të ndërtuara shumë mirë, thonë vëzhgues gjermanë.
Teknologjia kineze kryeson në bateritë, të cilat përbëjnë 40 për qind të kostos së një automjeti elektrik. Kina kontrollon më tej 60 për qind të prodhimit global të baterive. Ajo kontrollon dy të tretat e kapacitetit botëror të përpunimit të litiumit. Litiumi është lënda e parë për bateritë.
BE mbrohet vetëm kur respektohen rregullat
Mendohet se prodhuesit evropianë do të ofrojnë modele veturash elektrike me çmime më të lira jo përpara viteve 2026-2027. Përsa i përket çmimit, kinezët janë përpara, edhe për shkak të zinxhirit të gjerë të furnizimit në Kinë dhe kostove më të ulëta të punës.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen la të kuptojë në fjalimin e saj për “Gjendjen në Union” se BE mund të konkurojë në tregun botëror vetëm po të mbrojë rregullat e tregut të brendshëm. Kështu mund ta theksojë ai rolin e tij gjeopolitik ndaj sfidave që vijnë nga jashtë. Nëse BE nuk mbrohet me këtë strategji, në Evropë vetëm do të shtohet zhgënjimi aktual. Se janë fuqi të tjera globale ato që imponojnë rregullat e tyre dhe evropianët vetëm nënshtrohen.
Hetimi i BE është në interesin e Gjermanisë
BE duket në vështrim të parë i ndarë, nëse duhet ndjekur apo jo ndaj Kinës qasja proteksioniste e SHBA, me taksa të larta për automjetet elektrike. Gjermanët kanë qenë gjatë skeptikë për nisjen e një hetimi të tillë nga Komisioni Evropian. Ishin francezët dhe komisioneri i tyre ambicioz Thierry Breton që këmbëngulën publikisht për nisjen e hetimit të KE për subvencionet kineze.
Por që Gjermania nuk e bllokoi një hetim të tillë, pasojat e të cilit mund të jenë largvajtëse për të gjithë BE, flet për një ndryshim të vlerësimit politik në Gjermani, përballë ekspansionit kinez në automjetet elektrike. Ky ekspansion i madh mund ta nxjerrë të dytën në tregun evropian Gjermaninë, prodhuesen më të madhe të automobilëve në Evropë. Përsa i përket tregut në Gjermani, shefi i koncernit kinez të automjeteve elektrike BYD i tha gazetës ekonomike gjermane Handelsblatt (HB) se ai synon të avancojë në prodhuesin kryesor ndërkombëtar të automjeteve elektrike në Gjermani.
Prandaj në thelb hetimi i Komisionit Evropian për subvencionet në automjetet elektrike kineze është në interesin e Gjermanisë. Koncerni Mercedes-Benz i deklaroi HB se ai mbështet një rend liberal të tregtisë. “Këtu bën pjesë parimi, që të gjithë pjesëmarrësit të kenë të njëjtat kushte”.
Prodhuesit gjermanë me deklarata të përmbajtura
Në përgjithësi deklaratat e koncerneve automobilistike gjermane qenë të përmbajtura. Koncerni BMW tha se “e kishte regjistruar” njoftimin për nisjen e hetimit. Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck tha se synimi nuk është që të nxirren nga tregu automjetet e lira kineze. Por kur “ke dyshimin se ka konkurrencë të pandershme”, hetimi për këtë është rruga e vetme, tha ai.
Përmbajtja gjermane ka të bëjë me faktin se tregu kinez mbetet shumë i rëndësishëm për prodhuesit gjermanë të automjeteve. Sipas portalit statista, në vitin 2022 koncernet Volkswagen, Mercedes-Benz dhe BMW shitën në Kinë 36,6% të automjeteve të tyre.
Në Gjermani druhen se do të nisë një luftë tregtare me Kinën. Kina do të kundëpërgjigjet me masa, edhe pa pasur bazë ligjore për këtë. Sipërmarrjet evropiane praktikisht nuk kanë të drejta në sistemin politik të Republikës Popullore, thonë në BE. Francezët deklarojnë shpesh atë që vendosin gjermanët
Nga kundërmasa eventuale kineze, më fort nga të gjitha do të goditej industria gjermane e automobilëve. Gjermanët zotërojnë 17% të tregut kinez të automjeteve. Në dallim nga francezët, që kontrollojnë vetëm 0,4 % të tregut kinez.
Sigurisht që fakti që do të dëmtoheshin më shumë konkurrentët gjermanë, nuk është motivi pse e nxitën hetimin francezët. Francezët deklarojnë rregullisht publikisht nevojën e sovranitetit, të mbrojtjes së Evropës nga sfidat e jashtme.
Vendimi për nisjen e hetimit për subvencionet kineze dhe mundësia e vendosjes së tarifave më të larta për automjetet elektrike kineze imiton megjithatë praktikën e SHBA. Ai nuk është dëshmi se BE ndjek rrugë origjinale të vetat, se po ecën drejt “një roli më të pavarur ndaj SHBA dhe Kinës”, siç kërkoi në prill pas kthimit nga SHBA presidenti francez Emmanuel Macron. Kjo kontradiktë e pjesshme megjithatë nuk duket se i trazon francezët. Që deklarata të mëdha të Presidentit Macron “zvogëlohen” kur vjen puna që të zbatohen në praktikë, kjo mjerisht ndodh dhe tërheq vëmendjen.
Zgjerimin e BE e mbështesin tani edhe francezët
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen theksoi në fjalën e saj nevojën e zgjerimit të BE me anëtarë të rinj. Në fillim të vitit që vjen, pritet që Presidenti Macron të mbajë gjithashtu një fjalim të madh për zgjerimin e BE me anëtarë të rinj, pas braktisjes nga Franca të frenimit të zgjerimit të BE.
Gjermania ka disa dekada që e mbështet këtë zgjerim, siç ritheksoi së fundi (29.08.2022) në fjalimin e Pragës kancelari Olaf Scholz. Afrimi i francezëve me qëndrimin gjerman u përshëndet në Gjermani, ndaj priten me kuriozitet elementët e rinj në fjalimin e Presidentit francez.
Rezultati i hetimit brenda 13 muajve
KE duhet të provojë se Kina po subvencionon kompanitë që eksportojnë automjete elektrike në BE. Dhe se kjo po dëmton industrinë evropiane.
Megjithatë pak vetë dyshojnë, se ajo që do të gjendet në hetim nuk do të mjaftojë për të vendosur taksa më të larta ndaj automjeteve kineze. Vendimi për këtë do të merret brenda 13 muajve.
Një shoqëri konsultuese amerikane (Alix), ka vlerësuar se për subvencionimin e industrisë së automobilëve elektrikë, shteti kinez ka derdhur 57 miliardë dollarë vetëm gjashtë vitet e fundit (2016-2022). Mediat në gjuhën gjermane shkruajnë se qeveria qendrore dhe autoritetet lokale në Kinë kanë dhënë subvencione të mëdha për blerjen e automjeteve elektrike dhe hibride. Gazeta Neue Zürcher Zeitung e llogariste në numrin e sotëm deri në 16.000 Franga (16.732,90 Euro) subvencionin për blerjen e automjetit.
Ekspertë i thanë HB se janë dhënë grante direkte në kapital, për përpunimin e lëndëve të para, në prodhimin e baterive dhe në prodhimin faktik të veturave. Bankat shtetërore kanë dhënë kredi me kushte tepër të favorshme. Tokat janë dhënë me çmim të ulët nga autoritetet lokale. Mjaft kompani automobilistike kineze janë shtetërore, kujton analisti i Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Sipas shtypit gjerman, për të përfituar nga këto subvencione, në tregun kinez është shtuar edhe numri i prodhuesve. Por marzhet e fitimit në Kinë prodhuesit kinezë i kanë të ulëta. Kërkesa në Kinë për automjetet elektrike ka rënë. Prandaj prodhuesit kinezë kërkojnë tregje jashtë Kinës. Me këtë shpjegohet edhe vendimi i tyre për ekspansion me automjete elektrike në Evropë./DW
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10