Flash News

Bota

Holanda përfshihet nga protesta masive kundë emigracionit

Holanda përfshihet nga protesta masive kundë emigracionit

Policia holandeze përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm anti-imigracion në Hagë të shtunën.

30 persona u arrestuan dhe 2 oficerë u plagosën ndërsa grupe të mëdha njerëzish u përleshën me policinë, me disa që hodhën gurë dhe shishe.

Rreth 1,500 persona bllokuan një autostradë që kalonte qytetin, ndërsa një makinë policie iu vu flaka, raportoi agjencia holandeze e lajmeve ANP, duke cituar shifrat e policisë.

Kryeministri Dick Schoof dënoi "imazhet tronditëse dhe të çuditshme të dhunës së paturpshme", duke thënë se ishin "plotësisht të papranueshme".

Të fundit