Flash News

Bota

Sulmi në flotën e Detit të Zi, Rusia nxjerr video-n për të përgënjeshtruar Ukrainën

Sulmi në flotën e Detit të Zi, Rusia nxjerr video-n për

Rusia ka dëshmuar përmes një videoje të postuar se komandanti i flotës së Detit të Zi është gjallë, pavarësisht se Ukraina pretendon që e ka vrarë.

Nuk është e qartë se kur janë filmuar pamjet, ku Viktor Sokolov shfaqet në një lidhje video me ministrin e mbrojtjes. Ministria tha se takimi me zyrtarë të lartë ka ndodhur të martën.

Forcat speciale të Ukrainës thanë të hënën se Sokolov dhe 33 oficerë të tjerë vdiqën në një sulm me raketa në selinë e flotës në Sevastopol, në Krimenë e pushtuar.

Të mërkurën, një kanal televiziv i drejtuar nga ministria ruse e mbrojtjes tregoi një intervistë video me Sukolov, gjatë së cilës ai tha se flota po performonte me sukses

Të fundit